Hajrullah Hajdari: Historik i shkurtër i vendosjes së mbaresës sllave “iq” apo “viq” në mbiemrat e hqiptarëve

Shqiptarët në përgjithësi në shtetin e Jugosllavisë e në veçanti shqiptarët në Mal të Zi, që nga dita e okupimit nga Principata e Malit të Zi në vitin 1878, u keqtrajtuan e  u torturuan nga pushteti, pushtetarët dhe individë të caktuar si pak kush në Ballkan e gjetiu. Veprimet antiligjore dhe anti njerëzore të pushtetit malazez u bënë pjesë e jetës të shqitarëve. Natyrisht, të gjitha ato veprime ndaj shqiptarëve kishin një qëllim të caktuar që më parë- asimilimin e tyre! Malit të Zi nuk i interesonte integrimi i shqiptarëve në shoqërin malazeze me kulturën, traditën dhe gjuhën e tyre krejtësisht të ndryshme nga kultura, tradita dhe gjuha malazeze. Malit të Zi i interesonte shkombëtarizimi i shqiptarëve. Edhe pse në territoret e banuara me shqiptarë në Mal të Zi u hapën disa shkolla fillore, nxënësit shqitarë nuk mësonin në gjuhën e tyre por në gjuhën malazeze, mësonin për kulturën dhe historinë e popullit të Malit të Zi. Të gjitha këto do të kenë ndikim negativ në ruajtjen e qenies shqiptare! Për t’i shkombëtarizuar tërësisht shqiptarët nga vetitë e tyre kombëtare, politika malazeze pothuajse që nga ditët e para të okupimit të trojeve shqiptare, ndërmorri disa veprime antiligjore  për ndërrimin e identitetit të tyre kombëtar duke i u vendosur mbiemrave të shqiptarëve mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Mësimi në gjuhën malazeze, mbaresa “iq” dhe “Viq” në mbiemrat e shqiptarëve, ndërrimi i emërtimëve të disa vendbanimeve nga shqipja në gjuhën sllave, shërbimi i obligueshëm ushtarak në ushtrinë malazeze, haraçi i obligueshëm shumë i lart e shumë veprime të tjera të paligjshme u bënë të padurueshme për shqiptarët dhe si rrjedhojë shqiptarët u detyruan t’i braktisin trojet e tyre etnike e të shpërngulen në pjesën tjetër të Shqipërisë – në Shkodër, Durrës, Elbasan e gjetiu. Gjatë vitit 1880-1881 vetëm nga Ulqini dhe Tivari, si pasojë e veprimeve të përmendura, pa  llogoritur të shpërngulurit gjatë luftës okupuese malazeze, u shpërngulen mbi 200 familje ndërsa nga viti 1883 – 1886 nga Ulqini u shpërngulën 880 banorë ndërsa nga Tivari 166 banorë. Shpërnguljet e shqiptarëve për arsye të masave shtrërnguese gjithnjë e më të ashpra vazhduan deri në vitin 1914. Në tokat e boshatisura nga shqiptarët pushteti malazez vendosi ardhacakë malazezë siç është rasti me fushën e Ulqinit apo Malin e Brisë, ku u vendosën mbi 280 familje ardhacakësh malazezë. Duke nxitur shpërnguljen e shqiptarëve, politika malazeze dëshironte të  ndryshojë strukturën e popullsisë në favor të tyre e në dëm të shqiptarëve.   Duhet theksuar se ky ishte qellimi kryesor i politikës malazeze. Guvernatori i Ulqinit, Simo Popoviqi, në letrën dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, më 22 prill 1884, duke folur për qarkun e Ulqinit, ndër të tjera theksonte: “Shqetësimi ynë i vërtetë, për shumë shkaqe të rëndësishme, duhet të jetë  që ta malazezojmë sa më parë….Kur të realizohet kjo atëherë  ky vend i bukur dhe i pasur do të jetë dhe do të mbetët krejtësisht i Malit të Zi. Deri të bëhët kjo nuk mund t’i gëzohemi”. 

Çka tregon mbiemri i njërzëve

Siç theksuam më lart, një ndër qëllimet e politikës malazeze për shkombëtarizimin e shqiptarëve ishte edhe barazimi i mbiemrave të shqiptarëve me ato të malazezëve duke u shtuar prapashtesën sllave “iq” apo “viq”! Dihet se emri dhe mbiemri i një personi mbajnë sekrete që lënë një gjurmë të caktuar në transportuesin e tyre. Kombësia, karakteri, besimi, vendbanimi e shumë të tjera mund të jenë përbërës të mbiemrave e të cilët shumë vite më vonë mund të shërbejnë për rivendosjen e gjenologjisë familjare. Mbiemrat në shumicën e rastëve tregojnë origjinën apo klasën shoqërore të një familjeje. Këtë e dinin mirë malazezët të cilët synonin të zhduknin çdo gjë që është shqiptare, prandaj shndërrimi i mbiemrave të shqiptarëve në mbiemra malazezë ishte shumë e rëndësishme për politiken shoveniste malazeze të kohës.

Mbaresa sllave “iq” apo “viq” pa akt ligjor

Në kërkimet e mia shumëvjeçare në arkivat malazeze nuk kam hasur në ndonjë dokument zyrtar shtetëror  i cili obligon zyrtarët shtetëror që mbiemrave të shqiptarëve t’u vendoset prapashtesa sllave. Megjithate, politika jo gjithmonë realizohet me akte ligjore. Kjo detyrë iu besua haraçmbledhësve të Krajl Nikollës të cilët detyrën e realizuan me përkushtim e përpikshmëri sipas qefit të Gospodarit. Ata duke shkuar shttëpi në shtëpi për të  regjistruar pasurinë e patandshme si bazë për pagesën e haraçit, fillimisht mbiemrit të familjarit i shtonin prapashtesën sllave“iq” pa pyetur fare familjarin. Kështu përshembull mbiemriHAJDARI u bë HAJDARIQ ndërsa më vonë Hajdareviq, mbiemri LIHARI u bë LIHARIQ e më vonë Lihareviq, RUNJI u bë RUNJIQ , XHUXHA u bë XHIXHIQ etj Nisur nga kjo mund të konstatojmë se prapashtesa sllave në mbiemrat e shqiptarëve nuk ka bazë ligjore dhe si rrjedhojë është i paligjshëm sot e asj dite dhe nuk mund të prodhojë pasojë juridike. Megjithate, pa marrë parasysh bazën juridike arni “iq” dhe “viq” ka zënë vend në mbiemrat e shqiptarëve e nuk levizë dot sot e kësaj dite!.

Në dallim nga popujt e tjerë të Evropës, ku mbiemrat u bënë të njohur që në shekullin 18-të, mbiemrat të shqiptarët paraqiten shumë më vonë. Gjatë Perandorisë Osmane nuk ka pasur mbiemra. Ato u vendosën në masë të gjërë vetëm pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 1912.

Ndërkaq, mbiemrave të shqiptarëve në Mal të Zi mbaresa sllave “iq” ose “viq” filloi të shtohet në  fund të dhjetëvitit të parë të okupimit (1888) dhe përfundoi në vitin 1905, ndërsa në Kosovë kjo u bë pas okupimit të saj nga Serbia në vitin 1912. Por pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve të Kosovës iu lejua t’i ndryshojnë mbiemrat e tyre, pra të heqin mbaresat sllave, kështu që pjesa më e madhe e familjeve të shqiptarëve në Kosovë i kanë mbiemrat e sotën nga kjo kohë. Një gjë e tillë, deri pas shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi, shqiptarëve në Mal të Zi nuk iu lejua, përkundrazi ata që merrnin guximin për heqjen e mbaresës sllave etiketoheshin si shovenista dhe armiq të shtetit jugosllav.     

Mbiemrat e shqiptarëve para okupimit nga Mali i Zi

Deri në okupimin e trojeve shqiptare nga Mali i Zi, 1878, shqiptarët si mbiemer përdornin apo mbanin:

– emrin e babait, gjyshit apo edhe të stërgjyshit të tyre, si prshembull Selim Idrizi, Meha Smajli, Pjetër Goka,

-emrin e vendbanimit apo prejardhjes, si përshembull Adem Boboshti, Myrto Ftjani, Hasan Dinosha, Myrto Kraja, Mark Dukagjini, Avni Dibra etj.

– emërtimin e profesionit, titujve zyrtarë, fetar apo gradësushtarake si përshembull Pjetër Kazanxhiu, Pjetër Kovaçi, Adem Hoxha, Riza aga, Avni Alibegu, Qemal Bajraktari etj.

– mbiemrin në formë të nofkës ose llagapit të ndonjë parardhësi të bartësit
të mbiemrit, si Murat Shurdha, Shaban Vogli, Mark Qorri, etj.

Pas okupimit të parë të trojeve shqiptare nga Mali i Zi, 1878, njësia themelore territoriale, administrative dhe udhëheqëse ishte Kapetania. Vendet shqiptare, të zaptuar nga Mali i Zi, fillimisht ishin ndarë në gjashtë (6) kapetani, ate të Ulqiniti, Tivarit, Krajës Perendimore, Shestanit, Podgoricës dhe Trieshit.Mirëpo vendosja e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëvenuk filloi në të njëjtën kohë në të gjitha kaprtanitë.

Kur filloi vendosja e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve

Vendosja e mbaresës sllave  së pari filloi në kapetanin e Tivarit dhe Podgoricës, në vitin 1880. Në Kapetanin e Shestanit ky veprim asimilues u bë nga viti 1883-1898, në Ulqin nga viti 1899 e në vijim, në Krajë në vitin 1904-1905, ndërsa në Kapetanin e Trieshit ky veprim përfundoi në vitin 1904 kur të gjitha familjet figurojnë me mbaresën sllave “iq” ose “viq”. 

Pas okupimit të dytë të trojeve shqiptare nga Mali i Zi më 1912, ( Ana e Malit, Kraja Lindore, Malesia, Rozhaja, Plava e Gucia), sa i përket mbiemrave të shqiptarët okupuesi i ri përdori të njëjtën metodë. Në vitin 1914 , të gjithë mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi u çoroditën me mbaresën slave “iq” apo “viq” Ky tentim i asimilimit të shqiptarëve, sipas malazezëve përfundoi me sukses, por për fatin e mire të shqiptarëve, përkundër të gjitha vështirësive dhe torturave qenia shqiptare në Mal të Zi vazhdon të mbijetojë.  

Më detalisht për vendosjen e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve në çdo Kapetani veç e veç do të flasin në ndonjë numër tjetër të kësaj gazete.