Tre projektet kryesore për Ulqinin, sipas Abazoviqit (video)

Nuk ka më dimër me probleme për Ulqinin dhe gjithçka që do të bëjmë në periudhën e ardhshme, do të jetë një fillim i ri, tha kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Delegacioni qeveritar, i kryesuar nga Abazoviq dhe shtatë ministra, sot kanë vizituar Komunën e Ulqinit.

Ai tha se Ulqini i udhëhequr nga kryetari Omer Bajraktari, “për vetëm gjashtë muaj u bë shembull pozitiv i menaxhimit”.