Atdheun nuk e patën ndërmend veç kur ia mësynë atij për pushime, verës.
Bile, për para, vendlindja e familja që iu jeton në Kosovë, mërgimtarëve iu kujtua goxha shpesh sivjet.
Veç gjashtë muajt e parë të këtij viti, ata dërguan 632 milion e 900 mijë euro, 77.5 milion më shumë se periudhën e njëjtë të 2022-ës.
Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga Gjermania por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika.
Kjo shumë mund gati të katërfishohet nëse llogariten edhe paratë që ata lënë gjatë pushimeve në Kosovë, tërë vitin.