Gjurmët e perandorit August në historinë e Ilirisë

Javën e kaluar në Zagreb të Kroacisë doli nga shtypi libri “The century of the brave – Roman conquest and indigenous resistance in Illyricum during the time of Augustus and his heirs” (Shekulli i të guximshmëve – Pushtimi romak dhe rezistenca e indigjenëve në Ilirik gjatë kohës së sundimit të Augustit dhe të trashëgimtarëve të tij), të cilin e ka publikuar Departamenti i Arkeologjisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit.

Vepra në fjalë trajton personalitetin, kohën dhe pushtimin e Ilirikut dhe rezistencën e popullatës autoktone kundër pushtimit romak dhe romanizimit, të themeluesit dhe perandorit të parë të Perandorisë Romake Augustit (Augustus, 27 p.e.s. – 14 të erës sonë), i cili u lind më 23 shtator të vitit 63 p.e.s. si Caius Octavius në një familje ekvestriane romake, shkruan sot Naser Ferri në Koha Ditore.

Pas edukimit elementar në Romë, ai kishte vazhduar arsimimin në Apolloni të Ilirisë dhe mjaft herët kishte filluar karrierën, ndërsa Jul Cezari e kishte birësuar dhe e kishte caktuar trashëgimtar, më shumë falë aftësive dhe trimërisë së tij, sesa për shkak të faktit që e ëma e Oktavianit, Atia ishte mbesa e tij. Pas adoptimit ai kishte marrë emrin Caius Iulius Caesar Octavianus.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)