Deçiqi fiton dhe merr kreun e kampionatit të Malit të Zi

Klubi I futbollit Deçiq nga Tuzi është lider i kampionatit të Malit të Zi.

Deçiqi fitoi 3:1 ndaj Mornarit, duke u ngjitur kështu në vendin e parë  në renditjen tabelore.

Në raundin e 5-të Deçiqi mundi Mornarin me rezultat 3:1, me golat e Andrej Bajoviq në minutën e 28-të, Drashko Bozhoviq në minutën e 59-të dhe Leon Ujkaj në minutën e 67-të.

Golin e vetëm për Mornarin e shënoi Aleksandar Vujaçiq në minutën e 45-të./Malesia.me