Nga Beqir SINA – New York
YONKERS NY : 22 vjet më parë më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 në Prekaz – Drenicë, është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë.
Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona, ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.
Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari. Sakrifica e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Kosovë vlerësohet si kthesë e madhe qe i dha zgjidhje çështjes së Kosovës.
Ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku nga Amerika, që 21 vjet më parë shkuan për të luftuar për lirinë e Kosovës, u bënë përsëri së bashku .
Ata zgjodhën pelegrinazhin që mbajnë çdo muaj Mars, në kuadër të manifetimeve në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, dhe rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, për të bërë homazhe pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyçi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, dhe vendosur kurora me lule te varret e tyre që gjenden në Yonkers – NY – vendin ku 21 vjet më parë u organizua Batalioni Atalantiku me luftëtar shqiptar të Amerikës.
Ky tubim u mbajt sot ditën e diel 8 Mars nën organizimin e Shoqatës Atlantiku –
Grupit të ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku, anëtarëve të familjes Bytyçi , babait Ahmetit , nënës dhe vëllait Illir Bytyqi, iu bashkun disa veprimtar të dalluar, të komunitetit, simpatizantë dhe mbështetës të Batalionit – përfshirë anëtarin e Këshillit të bashkisë së Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, dhe diplomatin e Kosovës, Butrint Ymeri.
Tre Vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, nga Amerika, u gjenden të vrarë barbarisht nga forcat serbe, pas përfundimit te luftës ne Kosovë, në afërsi të një gazerme ushtarake në Serbi – Ptero Selvo..
Ky manifestim është zgjedhur të mbahet në afërsi të Hotelit Royal Regency , përndryshe Hotelit dhe vendit, ku 21 vjetë më parë, do të nisej për të luftuar në Kosovë Batalioni Atlantiku, për lirinë dhe çlirimin e saj, me luftëtarët shqiptarë nga Amerika.
Në shenjë nderimi dhe respekti të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë së Kosovës, të pranishmimit mbajtën një minutë heshtje
Gjithashtu në shenjë nderimi të sakrificës së Jasharëve, folën kryetari i Shoqatës Atlantiku – Komandat Gani Shehu, gazetari Gjek Gjonleka, diplomati Butrint Ymeri, veprimtarët Xhevat Kuka dhe Esad Gjonabalaj.
Duke hapur kete pelegrinash ne perkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, 5 – 6 – 7 Marsit, Gani Shehu, ish komnadati i Batalionit te luftetarve nga Amerika, “Batalionit Atlantiku” tha se ………………………………………………………………………
Ndersa duke folur ne emer te Konsullates se Pergjitheshme te Kosoves ne Nju Jork, konsulli Butrint Ymeri vlerseoje lart sakrificen e te gjithe atyre qe rane per lirine e Kosoves, per ate liri tha ai qe po e gezojme te gjithe sot.
Gjek Gjonlekaj i cili ka qene dhe zedhensi i Batalionit te Atlantikut, gjate luftes se Kosoves, beri thirrje per me shume pune nga ish pjestaret e e ketij Batalioni, se tha ai egziston rreziku i Beogradit per te ngritur ndonje akuze ndaj ish pjestareve te Batalionit Atlantiku – si “grupe” terroriste, simbas Beogradit.
Gjonleka tha Sa herë që pyes prindërit e Marash Dedvukaj të cilët kan humbur një djalë më 11 Shtator 2001 – në tragjedinë e sulimit të 9/11 – se si ndihen në këtë ditë ata thonë se “për ne 11 shtator është cdo ditë “
Pra edhe për ju mendojë se cdo ditë prej asaj date që keni humbur tre djem – ju të Batalionit Atlantiku tre shok lufte, është e dhimbëshme dhe kështu do të jet sa të jet jeta.
“Këto janë dhimbje që nuk di kush me i përshkruar vec atyre të cilët i kanë përjetuar vetë.”
Familja Bytyqi, mbas kësaj targjedie është bërë familja më e respektuar jo vetëm te shqiptarët e Amerikës, por edhe në Kosovë e kudo ku ka shqiptar ; “ Ky është Prekazi i Amerikës dhe ju jeni Jasharët e Amerikës”.
Gjonleka, nxorri në pah me këtë rast edhe mënyrën dinjitoze me të cilën është përballuar kjo familje, që i dha lirtisë së Kosovës tre djem – tre vëllezër.
“Para, 18 vjetëve kur trupat me arkivolat e tyre ranë mekanikisht në dhe, nëna e tyre qëndrojë si një burnesh “ edhe në këtë ditë nga më tragjiket e jetës time, sepse kur në jetën time nuk kam parë që tre vëllezër – tre djem të një nanë të bien në një ditë – është një moment i papërshkrueshëm për këdo.” u shpreh Gjonleka.
Gjonleka , bëri edhe një vrejtje ndaj komunitetit në vlerësimin e kësaj dite – homazhet që bëjnë pjestarët e Batalionit Atlantiku, te varret e tre vëllezërve Bytyqi, sikurse tha ai “ edhe 300 vetë të ishin sot do të ishte shumë pak me vepërën e tyre – sakrificën sublime – filjimin për l;irinë e Kosovës. Të cilën sa të jetë jeta ua kemi borxh një respekt e nderim të tre këtyre trupave që prehen tashme të qetë në tokën e lirisë në SHBA.”
Ai bëri thirrje për më shumë punë dhe vëmenjde për Gjykatën Speciale nga shqiptarët e Amerikës, dhe ish luftëtarët e Batalionit të Atlantikut, të akuzuar nga Serbia, si grup “terrorist”
“250 ushtarët e Batalionit Atlantiku, vajzat e djemtë shqiptaro – amerikanë simbas akuzave të Beogradit, duhet të shkojnë në burgjet e Gjykatës Speciale të Hagës – burgje këto të tmerrshme të Arktikut të ngritura posaqërisht për këtë gjykat lufte..”
Andaj tha Gjonleka, ne shqiptarët e Amerikës, dhe posaqërisht ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku , kemi një detyrë të madhe, morale e kombëtare, por edhe financiare në se nevoitet ti dalim përpara kësaj të keqe para se ajo të ndodhi.
“Ne nuk na mbetet gjë tjetër për vecse tu dalim në mbrotje ndaj një të drejte. Sespse, ju luftuat për lirinë e Kosovës – Ju ishit pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës – UCK-ës, së bashku me këta të tre që dhanë jetën e tyre për lirinë që gëzojmë ne sot.”
Me pas foli ish gazetari Radio pogramit Zeri i Kombit, Xhevat (Jack) Kukaj, si dhe ish kryetari i Shoqates Plave e Guci, Esad Gjonabalaj.
Në emër të familjes së Tre vëllezërve dëshmor foli Ilir Bytyçi
Perkujtimoria e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, u mbyll me fotografine prane memorialit te Tre Vëllezërve Bytyçi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, te varret e tyre që gjenden në Yonkers – NY – vendin ku 21 vjet më parë u organizua Batalioni Atalantiku me luftëtar shqiptar të Amerikës.