Fyhet deputeti Nimanbegu për përdorimin e gjuhës shqipe në parlament-“Šiptarčino agresivna”

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi dhe krzetari I Forcës Genci Nimanbegu gjatë ditës së sotme është fyer rëndë nga Radomir Radonjiq, drejtor i HE “Piva”, I cili nëpërmes të rrjetit social FB ka përqeshur diskutimin në gjuhën shqipe të  deputetit Genci Nimanbegu gjatë seancës së Kuvendit të Malit të Zi të mbajtur me datën 12 nëntor 2021.

Radonjiq në postimin e tij shkruan(përkthim I adaptuar):

Sa mirë flas “shqiptarski” në kuvendin shqiptarski –malzi?! Nuk ke ti faj shqiptar agresiv, I ndyrë, ka faj bagëtija b* malazeze.

Ose në origjinale:

“KAKO LJEPO PRIĆAM ŠĆIPTARSKI U ŠĆIPTARSKI SKUPŠTIN MALJZI?!

Nisi ti kriv Šiptačino agresivna, glibava, kriva je stoka guzičarska crnogorska?!”

Në këtë postim të Radonjiqit, deputeti Nimanbegu ka reaguar ashpër dhe ka ftuar kryeministrin Krivokapiq dhe ministrin Bojaniq që të veprojnë me reagime adekuate ndaj drejtorit Radonjiq, I cili sipas Nimanbegut është kuadro I qeverisë së re.

Postimin e plotë të deputetit Genci Nimanbegu mund ta lexoni më poshtë:

“Në vend që të punojmë rregullisht në Kuvend, rezultati i Qeverisë së re shihet edhe në gjuhën e urrejtjes dhe ofendimeve ndaj Shqiptarëve dhe gjuhës sonë të bukur shqipe.

Ja teksti i reagimit derguar Kryeministrit Krivokapiq dhe Ministrit Bojaniq nga të cilët pres reagim adekuat ndaj punonjësit të  Qeverisë së re:

“I nderuari kryeministër Krivokapiq,

I nderuari ministër Bojaniq,

Unë u informova nga mediat për gjuhën e papranueshme të urrejtjes nga ana e personit të caktuar Radomir Radonjiq në profilin e tij në FB të cilin ju mund ta vërrtetoni në lidhjen më poshtë:

https://www.cdm.me/…/direktor-hidroelektrane-piva-siri…/

Edhe  më parë kam marrë mesazhe me përmbajtje të papranueshme nga ky profil, por nuk kam nisur asnjë procedurë.

Fjalimi im në Parlamentin e Malit të Zi në gjuhën time amtare, gjuhën më të bukur për mua, gjuhën shqipe, është jo vetëm një e drejtë demokratike por edhe një detyrim njerëzor që e kam përdorur dhe sigurisht që do ta përdor edhe më shumë në Mal të Zi.

Tani e vlerësoj që niveli i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve, ka tejkaluar çdo masë  prandaj   nëse bëhet fjalë për një zyrtar të punësuar në një ndërmarrje  shtetërore (HE PIVA), pres reagimin tuaj dhe marrjen e masave të duhura në përputhje me kompetencat tuaja.

Pres gjithashtu që Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht ministrja Srzentiq, të fillojë procedurën e pezullimit të asaj llogarie në FB.

Meqenëse nuk ka pasur reagime nga institucionet tjera, shpresoj që reagimi juaj para Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të jetë shembull për të gjithë nëpunësit dhe punonjësit në ndërmarrjet  shtetërore se kjo është e papranueshme dhe madje i nënshtrohet ndjekjes penale.

Jam drejtuar me qëllim që këto gjëra të parandalohen në të ardhmen dhe se pjesëtarët e pakicave dhe zyrtarët publikë duhet  të mbrohen nga gjuha e urrejtjes, e  kjo mund të bëhet vetëm nëse ju nga Qeveria merrni masat e duhura.

Pres që të më informoni urgjentisht për masat e marra dhe vlerësoj se keni kapacitetin demokratik për ta dënuar reagimin e tillë të Radovan Radonjiqit nga Bjellopavliqi  me masat e duhura dhe jo vetëm me dënim verbal.”-thuhet në reagimin e deputetit Nimanbegu.

TV Teuta/Ilmira Lika