Guci 29 Dhjetor 2020
Sot, gjatë mbajtjes së seancës të Kuvendit komunal të Komunës së Gucisë, dy parti: partia e Radonçiqit (SD) dhe ajo SDP – e Ellvis Omeragiq, degët e Gucisë, për te dytën herë radhazi kanë kërkuar nga kryetari e Kuvendit zt.Bujar Hasangjekaj që së pari t’iu drejtohet në gjuhën zyrtare, asamblistëve të Kuvendit, pra në gjuhë malazeze e pastaj në gjuhë shqipe.
Kryetari i Kuvendit zt. Hasangjekaj fillimisht iu ishte drejtuar Kuvendit sot në gjuhë shqipe e më pastaj në gjuhë malazeze.
Këshilltari i Socialdemokrateve (SD) zt.Admir Mullamekiq dhe vetë kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDP) zt.Omeragiq janë duke e cituar nenin 13 te Kushtetutës se Malit te Zi dhe duke u thirrur në te, ku thuhet se gjuhë zyrtare në Mal te Zi është gjuha malazeze, dhe sipas tyre duhet te përdoret gjuha malazeze e pastaj gjuha shqipe.
Sa për sqarim, në nenin 13 dhe në asnjë nen tjetër, e asnjë ligj e madje as në ligjin e posaçëm NUK THUHET qe NUK LEJOHET PERDORIMI I GJUHES SHQIPE por përkundrazi, është në përdorim edhe gjuha shqipe.
Duhet cekur se 8 këshilltarët e këtyre dy subjekteve SD dhe SDP te përfaqësuara ne kuvendin e Komunës se Gucisë janë të përkatësisë etnike boshnjake dhe tash e një kohë me kërkesa të paarsyeshme tentojnë ta pengojnë punën e Kuvendit Komunal të Gucise.