Historia kombëtare – një e drejtë ende e mohuar përnxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Padrejtësi që vazhdon

Gjekë Gjonaj  

Mësimi i historisë është  e drejtë themelore

Historia është një nga shtyllat kryesore mbi të cilat ndërtohetidentiteti i një populli. Përmes saj brezat e rinj njohin rrënjët e tyre, zhvillimet historike, figurat kombëtare, sakrificat dhe vleratqë kanë formësuar identitetin e tyre. Pikërisht për këtë arsye, e drejta për të mësuar historinë kombëtare është një e drejtëthemelore arsimore, kulturore dhe njerëzore, e garantuar ngastandardet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e tëdrejtave të pakicave.

Megjithatë, nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, edhe sot në njësistem që deklarohet demokratik dhe multietnik, vazhdojnë tëmos e gëzojnë plotësisht këtë të drejtë. Ata nuk kanë mundësi tënjihen në mënyrë të plotë dhe sistematike me historinë e popullittë tyre, sepse tekstet mësimore të historisë nuk e pasqyrojnë atënë masën që kërkojnë nevojat arsimore dhe identitare.

Tekstet ekzistuese dhe boshllëku i historisë kombëtare

Tekstet mësimore të lëndës së historisë për klasat VI–IX tëshkollës fillore dhe klasat I–IV të gjimnazit janë hartuar ngaautorë joshqiptarë dhe botuar nga Enti i Teksteve dhe MjeteveMësimore në Podgoricë, me miratimin e Ministrisë së Arsimit tëMalit të Zi.

Sipas historianëve dhe mësimdhënësve të kësaj lënde, këtotekste nuk përfshijnë një pjesë të konsiderueshme të ngjarjevemë të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Historia e shqiptarëve paraqitet në mënyrë të kufizuar, fragmentare dheshpeshherë pa kontekstin e nevojshëm, duke lënë jashtë shumëprocese historike, personalitete dhe periudha që kanë rëndësi tëveçantë për formimin e vetëdijes kombëtare të nxënësve.

Si rrjedhojë, brezat e rinj shqiptarë në Mal të Zi diplomojnë me njohuri të pamjaftueshme për historinë e popullit të tyre, përluftërat e tij shekullore, për ruajtjen e gjuhës, kulturës dheidentitetit kombëtar, si dhe për figurat që kanë lënë gjurmë nëhistorinë shqiptare.

Një çështje identitare ende e pazgjidhur

Mohimi ose kufizimi i së drejtës për të mësuar historinëkombëtare nuk është thjesht një problem pedagogjik. Ai prekdrejtpërdrejt të drejtën identitare të një komuniteti autokton.

Shqiptarët në Malin e Zi janë popull autokton dhe pjesë e pandashme e historisë së këtij shteti. Pikërisht për këtë arsye, mungesa e përmbajtjeve të mjaftueshme nga historia kombëtarenë tekstet zyrtare përbën një mangësi serioze, e cila nukpërputhet me standardet demokratike dhe me detyrimet qëburojnë nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhetë pakicave kombëtare.

Një shtet demokratik nuk matet vetëm me ligjet që miraton, poredhe me mënyrën se si garanton zbatimin praktik të të drejtavetë qytetarëve të tij.

Premtimi i parealizuar për 20 për qind historikombëtare

Vite më parë, Ministria e Arsimit e Malit të Zi premtoi se tekstete historisë për shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe do të përmbanin rreth 20 për qind përmbajtje nga historiakombëtare shqiptare.

Ky premtim u mirëprit si një hap i rëndësishëm drejt korrigjimittë një padrejtësie të kahershme. Megjithatë, sipasmësimdhënësve dhe ekspertëve të historisë, ai nuk u realizua nëpraktikë.

Për më tepër, nuk u sqarua asnjëherë se në çfarë forme do tërealizohej ky 20 për qindësh: nëse do të integrohej në tekstetekzistuese, do të zhvillohej përmes njësive fakultative apo do tëmbulohej me materiale plotësuese?! Kjo paqartësi bëri qëproblemi të mbetej i pazgjidhur edhe pas shumë vitesh.

Një iniciativë  plotëson boshllëkun madh

Pikërisht për shkak të mungesës së historisë kombëtare nëprogramet mësimore, një grup historianësh, pedagogësh dheekspertësh morën përsipër një nismë me rëndësi të veçantë.

Grupi punues, i përbërë nga Dr. Nexhat Avdiu, Mark Junçaj, Sabit Kurti, Jetmira Sella, Endrit Cuca, Tomë Lucaj, Dom NikUkgjini dhe Ismet Kallaba, me mbështetjen e bashkëpunëtorëveinstitucionalë, hartoi dhe botoi dy tekste plotësuese shkollore me titull “Historia e Shqiptarëve”, një për arsimin fillor dhe një përarsimin e mesëm.

Këto botime janë rezultat i bashkëpunimit ndërmjet KëshillitKombëtar të Shqiptarëve dhe Shtëpisë  Botuese “Albas”, me synimin për të plotësuar boshllëkun e krijuar në programetekzistuese të historisë.

Tekstet përmbajnë njësi mësimore të përzgjedhura nga historiakombëtare shqiptare dhe u ofrojnë nxënësve mundësinë të njihenme ngjarjet, figurat dhe proceset historike që deri më tani kanëmunguar ose janë trajtuar sipërfaqësisht.

Vetëm fillimi i një procesi  domosdoshëm

Botimi i këtyre dy teksteve përbën një hap shumë tërëndësishëm, por nuk është zgjidhja përfundimtare. Ato nukmund dhe nuk duhet të mbeten vetëm materiale ndihmëse.Qëllimi i tyre duhet të jetë integrimi institucional në procesinmësimor, përmes miratimit nga institucionet kompetenteshtetërore dhe përdorimit të tyre në shkollat ku mësimizhvillohet në gjuhën shqipe.

Vetëm në këtë mënyrë nxënësit shqiptarë do të kenë mundësi tëmësojnë historinë që u takon, historinë e popullit të tyre, tëqëndresës shekullore për ruajtjen e gjuhës, kulturës dheidentitetit kombëtar, si edhe të njohin personalitetet që kanëkontribuar në historinë shqiptare.

Një përgjegjësi e përbashkët

Realizimi i kësaj të drejte nuk mund të mbështetet vetëm mbipërpjekjet e një grupi autorësh apo të një institucioni. Ai kërkonbashkëpunimin serioz të të gjitha subjekteve politike shqiptare, historianëve, studiuesve, mësimdhënësve, institucionevearsimore, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe, mbi të gjitha, institucioneve shtetërore të Malit të Zi.

Kjo nuk është vetëm një çështje arsimore. Është një përgjegjësikombëtare dhe qytetare. Vetëm përmes dialogut institucional dhevullnetit politik mund të sigurohet që nxënësit shqiptarë tëmësojnë historinë kombëtare nëpërmjet teksteve të miratuarazyrtarisht dhe të përdorura në procesin e rregullt mësimor.

Koha për veprimjo vetëm për premtime

Dy tekstet plotësuese “Historia e Shqiptarëve” tashmë janëbotuar dhe janë përuruar para opinionit publik. Ato përfaqësojnënjë punë serioze shkencore dhe pedagogjike dhe dëshmojnë se ekzistojnë kapacitetet profesionale për ta plotësuar këtëboshllëk.

Tani ka ardhur koha që këto botime të mos mbeten në raftet e bibliotekave apo në sirtarët e institucioneve shtetërore. Ështëmomenti që ato të shndërrohen në pjesë të procesit të rregulltmësimor dhe të hapin rrugën për hartimin e teksteve të reja, tëbalancuara dhe gjithëpërfshirëse të historisë.

Kjo nuk është një kërkesë politike dhe as një privilegj përshqiptarët në Malin e Zi. Është realizimi i një të drejteelementare: që çdo fëmijë të ketë mundësi të mësojë historinë e popullit të vet, të njohë rrënjët e identitetit të tij dhe të ndërtojëtë ardhmen mbi njohjen e së kaluarës.

Sepse një shoqëri demokratike nuk mund të ndërtohet mbiharresën e historisë së një pjese të qytetarëve të saj. Ajondërtohet mbi njohjen, respektimin dhe përfshirjen e barabartë tëhistorisë dhe identitetit të të gjithë popujve që e përbëjnë atë.