Regjisori i mirënjohur i Kosovës po përgatit filmin e tij të ardhshëm në vendlindjen e tij në Malin e Zi.
Një nga regjisorët më të shquar të Kosovës, Isa Qosja, po përgatit filmin e tij të ardhshëm me titullin “The Stroke”, i cili për herë të parë do të trajton vendin e lindjes së tij në Malin e Zi. Filmi i fundit i Qosjes, “Tri Dritare dhe një Varje” (2014), kishte një qarkullim të gjerë ne festivale ndërkombëtar ku gjithashtu është shperbly me çmime të shumta. Ai është mbrapa disa prej klasikëve të kinematografisë të Kosovës si “Proka” (1985), “Rojet e Mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005).
Sipas informacionit të parë në dispozicion, filmi do të xhirohet në vendlindjen e Qosjës, në Gusi, i cili është një qytet i vogël në veri-lindje të Malit të Zi , diçka që ka qenë një nga ëndrrat më të mëdha të regjisorit për të realizuar. Në rolin kryesor luan Arta Dobroshi, një nga aktoret më të famshme të Kosovës, e njohur për performancën e saj në “Lorna’s Silence” nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, dhe në “Three Worlds” nga Catherine Corsini. Pjesa tjetër e ekipit përfshin Arben Bajraktaraj dhe Mirush Kabashin. Gjithashtu, Qosja do të bashkëpunojë përsëri me Gökhan Tiryaki, kinematograf turk i mirënjohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me shumë çmime, i cili është veçanërisht i njohur për punën e tij në “Winter Sleep” nga Nuri Bilge Ceylan, fitues i çmimit Palme d’Or, dhe “Ivy” nga Tolga Karaçelik.
Në lidhje me filmin e ri dhe rëndësinë e lokacionit, Qojsa deklaroi:
“Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin “The Stroke” jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm “Kukumi”, “Tri dritare dhe një varje” etj por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në vendlindje Gusi, Mal të Zi për t’a realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk është vetëm vendi ku kam lindur por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetërit që jetojnë aty dhe të rinjët që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi shuhen familjet, qytetëzat, fshatërat. Jam i bindur që kjo temë do komunikojë emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dijnë shijen e hidhur të emigracionit. Pres që ky film të merr vëmendje të merituar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.”
Filmi është prodhuar nga 4MM Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në lidhje me pritjet e regjisorit për filmin, ai shtoi gjithashtu “pres që ky film të merr vëmendje të merituar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.”
Shkruan Vassilis Economou për Cineuropa