Lajm mortor – Familja Shujak

Njoftohet familja, farefisi dhe miqtë se më 7 janar 2026, në New York, ka ndërruar jetë 

Ismet (Zeqa) Shujak 

(1954–2026), në moshën 71-vjeçare

E pamja do të mbahet të enjten, më 8 janar 2026, nga ora 16:00 deri në 23:00, në Xhaminë Ali-Pashë në Astoria.3133 12th St, Astoria, NY 11106.

Ceremonia mortore do të zhvillohet të premten, më 9 janar 2026, në ora 09:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Laurel Grove Cemetery, në adresën: 295 Totowa Road, Totowa, NJ 07512.

Pas të ndjerit kanë mbetur te pikëlluar: nëna Seva, bashkëshortja Sulltanija, djemtë Zeqo, Hajro dhe Bennis, vajzat Medina dhe Sabina, vëllezërit Ujkan, Amir, Hasim dhe Samir, motrat Sadeta, Idajeta dhe Zehra, si dhe familjet Shujak, Koljenoviq dhe Haxhaj , farefisi dhe miqtë.

I ndjeri Ismet Shujak njihej si pjesë aktive e komunitetit dhe si një zë i angazhuar për ruajtjen e rrënjëve dhe identitetit të tij shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Shujak nga portali Plava e Gucia Sot (PGS).