Kisha fantome serbe në Martinaj: Klerikët ultrancionalist vajtojnë për tokë të huaj

Në një portal serb të lidhur ngushtë me kishën serbe është botuar një shkrim shumë tendencioz për një kishe fantome ne fshatin Matinaj te Gucisë. Ne fakt kjo kishe e pa përfunduar kurrë në pronë të banorëve shqiptarë të fshatit Martinaj është bërë vend i provokimeve të serbeve ndaj shqiptarëve te Plave Gucisë dhe me gjerë. Qe absurdi të jetë më i madh në Marinaj nuk ka asnjë serb e ata, uzurpator dhe okupator te tokave shqiptare kërkojnë drejtësi për tokë të huaj:

Shkrimi i plotë i përkthyer nga redaksie e jonë:

AKT VANDAL MBI SHENJËTOREN E VASILIT TË OSTROGUT TË GUCISË.ËSHTË VJEDHUR RRETHOJA.SHQIPËTARI MË HERËT E KISHTE KËRCËNUAR ME VDEKJE KLERIKUN DHE ME RRËNIM TË KISHËS

Kleriku Bojan Radunoviq komenton se popullata  ortodokse  e kësaj ane nuk ndjehet e sigurte për të shkuar deri tek kisha e këtë e argumenton me rastin që ndodhi para pak kohe kur një plakë ishte ofenduar nga një grup të te rinjëve shqiptarë.

Kisha e Shën Vasilit të Ostrogut në Martinaj afër Gucisë vazhdimisht gjendet nën sulme të grupit të vandalëve ndërsa Qendra e Sigurisë nuk ndërmerre asgjë që ta pengoj këtë gjë.

Porta dhe rrethoja prej hekuri të vendosura para pak kohe rreth pronës kishtare me qëllim që të pengohet hyrja e bagëtisë, sot në mëngjes është vjedhur sipas pohimeve të priftit Bojan Radunoviq..

Ai thotë që porta mbrëmë kishte qenë në vend të vetin ndërsa sot në mëngjes, në ora 7 kalimtarët kishin vërejtur që ajo mungon dhe për këtë gjë e kishin lajmëruar Këshillin Kishtar.

Kleriku Radunoviq supozon që është fjala për një aksion të organizuar në të cilin duket të kenë marrë pjesë më shumë persona  dike pasur parasysh faktin që porta ishte e rëndë dhe kishte dimensione të mëdha.

Ai së bashku më anëtarët e Këshillit Kishtar e ka vizituar terrenin në një perimetër prej 5-6 km por pa sukses.

Po të ishte policia në këtë shtet më të vërtetë profesionale ka mundur sot në mëngjes ta marrë urdhrin për bastisje dhe rrethoja me siguri do të ishte gjendur në ndonjë oborr. Rasti i është denoncuar Qendrës së Sigurisë në Plavë si vjedhje e rëndë dhe akt vandal, thotë kleriku Bojan.

Ekziston dyshim që në këtë vepër ka marrë pjesë një banor lokal i kombësisë shqiptare (K.H.) i cili më herët e kishte kërcënuar klerikun Radunoviq që do të rrënojë çdo gjë që do të ndërtohet, madje edhe kishën, ndërsa klerikun e kishte kërcënuar me vdekje.

Në fakt, para festës së Vidovdanit (28 qershor) të këtij viti, kleriku ishte kërcënuar dhe provokuar derisa e rregullonte  terrenin rreth rrënojave të kishës së bashku me dy banorë lokal.Në këtë rast kishte dal një djalë i ri, i cili e kishte ofenduar dhe e kishte ofenduar dhe e kishte kërcënuar që do të rrënojë çdo gjë ndërsa klerikun do ta vrasë. Lidhur me këtë ishte lajmëruar policia dhe hetimet i kishte bërë inspektori Fadil Hasangjekaj, i cili ka lidhje farefisnore me personin në fjalë për të cilin dyshohet që është njëri nga pjesëmarrësit  në aktin vandal.

Hetimet nuk kanë dhënë rezultate siç edhe nuk ishte ndërmarrë asgjë vitin e kaluar kur ishte thyer kryqi prej druri dhe ishte hedhur në një lum në afërsi, Dyshohet që këtë akt e kishte kryer drejtori i atëhershëm i policisë komunale (B.H.) i cili ishte kërcënuar  që do ta djegë kishën nëse ajo rindërtohet.

Pos kësaj, është gjë e përditshme që banorët lokal shqiptarë e lëshojnë bagëtinë në pronën e kishës, Sipas fjalëve të klerikut Bojan disa herë i janë drejtuar policisë gjatë tre muajve të fundit, meqë shumë herë e kanë gjetur rrethojën e shkulur dhe bagëtinë duke kullotur. Madje sot në mëngjes aty kulloste një tufë kuajsh, gjë që paroku e konsideron provokim të organizuar.

Paroku Bojan Radunoviq thotë që popullata ortodokse e kësaj ane nuk ndihet e sigurte të shkon në kishë, e këtë gjë e argumenton me një ngjarje të para disa ditëve kur një plakë ishte ofenduar nga një grup e të rinjve shqiptarë.Sipas tij është tragjike q[ akti i sotëm vandal ka ndodhur në festën e madhe  shtetërore-Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi.

Situata  e këtillë e rrezikon çdo njeri të kësaj ane. Ky është akt vandal, cenim i pronës së huaj dhe përdhosje e objektit fetar, presion mbi popullatën ortodokse me qëllim që në mes të Malit të Zi tonë mos të lejohet shkuarja në kishë dhe lutjet drejtuar Zotit-vlerëson kleriku Radunoviq.

Kisha e Shën Vasilit të Ostrogut ishte shuguruar në vitin 1938 dhe ishte rrënuar në vitin 1941.

Prej kishës kanë mbetur vetëm muret në lartësi prej 1 m. të cilët ekzistojnë edhe sot, kishën e kanë rrënuar ata, pasardhësit e të cilëve tash nuk lejojnë që kjo shenjtore  ortodokse të rindërtohet.