Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta në New York moshën 88 vjeçare të nënës sonë të dashur,
GJYKE PRELVUKAJ GJONBALAJ
E lindur më 2 Shkurt 1938)
(bashkëshortja e të ndjerit Halil Mema Gjonbalaj dhe nëna e të ndjerit Zenun Gjonbalaj )
Funerali për të ndjerën do të mbahet në Sinatra Memorial Home, Inc., në adresën 499 Yonkers Ave., Yonkers, New York, më 8 korrik 2026, nga ora 4:00 pasdite deri në orën 8:00 të mbrëmjes.
Varrimi do të bëhet më 9 korrik 2026, në ora 10:30 paradite, në Varrezat Kensico Cemetery, në adresën 273 Lakeview Ave., Valhalla, New York.
E ndjera ishte një grua fisnike, me zemër të bardhe, e urtë, e respektuar nga të gjithë. Ajo jetoi një jetë të mbushur me sakrifica, përkushtim dhe dashuri të pakushtëzuar për familjen e saj, duke lënë pas një kujtim të paharruar dhe një trashëgimi nderi e dinjiteti.
Pas vetes lë djemtë e saj, Henry dhe Çela, vajzat Naile, Florije dhe Fatmire, nipa, mbesa, si dhe shumë të afërm, miq e dashamirë, të cilët do ta kujtojnë përherë me dashuri, respekt dhe mall të pashuar.
Lamtumirë, nëna jonë Gjyke Metja. Dashuria jote do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona.
Ne, fëmijët e saj, jemi thellësisht mirënjohës për fjalët e ngrohta, lutjet dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe.
Humanizëm dhe respekti juaj gjatë ndarjes nga jeta të vëllait tonë Zenun, babait tonë Halil, dhe tani nënës sonë të dashur, na kanë dhënë ngushëllim të madh.
Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë të gjithëve, dhe të dashurit tanë që kanë ndërruar jetë, u prehshin në paqe të përjetshme.
Redaksia e Portalit Plava e Gucia Sot shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjonbalaj , si dhe të gjithë të afërmve dhe miqve të të ndjerës Gjyke.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të.