Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe gjithë dashamirët se, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë më 21.01.2026, në moshën 77-vjeçare, e dashura jonë:
Zoje (Prelvukaj) Vuçetaj
Largimi i saj nga kjo jetë na la të gjithëve përjetësisht të pikëlluar, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe dhimbje të madhe te familja dhe të afërmit.
Varrimi i së ndjerës bëhet më 22.01.2026, në Varrezat e Qytetit në Pejë, në ora 15:00.
Të pikëlluar:
Mbarë familja Vuçetaj
Në këto momente dhimbjeje, portali ynë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Vuçetaj dhe Prelvukaj .