(Më rastin e 155-vjetorit të lindjës)
Në plejadën e personaliteteve kombëtare shqiptare bën pjesë edhe Gjergj Fishta(1871-1940), personalitet shumëplanesh i dalluar i botës shqiptare. Ai ishte poet, gjuhëtar, shkrimtar, klerik fançeskan, pedagog, politikan e publicist duke qënë bartës i kulturës, historisë dhe identitetit shqiptar, që dëshmohet me angazhimin intelektual e krijues përmes veprave te botuara si rrallë kush në kohën e tij
Dr.Nail Draga
Me vlerësimet që iu bënë veprër së tij nga autor të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj ai është vendosur në majën e piramidës së letrave shqipe. Në sajë të krijimtarisë shumëdimensionale Fishta zë vend nderi në shkrimtarët e njohur të traditës. Eshtë mendim i pranuar se tre emrat më të mëdhënj të letërsisë sonë të traditës janë De Rada, Naimi dhe Fishta.
Veprimtaria e botuar e Fishtës është shumëplanëshe që dëshmohet me veprat e botuara, por njëra është e veçantë sepse i ngriti vetës dhe popullit shqiptar monumentin e letërsisë e kjo është “Lahuta e Malcis”, të cilën studiues eminentë e cilësojnë epopenë kombëtare, ndërsa Fishta u quajt Homeri shqiptar. Në këtë vepër madhore Fishta pos vlerave të larta letrare-artistike, paraqet tiparet më burimore kombëtare, trimërinë, burrërinë, besën, urtinë e këtij populli me vyrtyte të larta.

At Gjergj Fishta(1871-1940)
Miti shqiptar
Ndonëse me këtë vepër Fishta kishte kriuar mitin shqiptar, por në kohën e instalimit të pushtetit komunist ideologjik(1945-1991) ai është sulmuar, dënuar e rrëzuar, duke ia ndaluar vepren dhe emrin, duke ia dhunuar varrin dhe tretur eshtrat në lum(mars 1967) qe ishte veprim kriminal i diktaturës në Shqipëri.
Një veprim i tillë kishte motive politike sepse për pushtetarët e rinjë veprimtaria e Fishtës ishte jashtë kursit të tyre ideologjk, ku veçohej kryevepra epike “Lahuta e Malcis”. Eshtë pikërisht veprimtaria e tij letrare me bazament kombëtar duke u vlerësuar lartë në shoqërinë shqiptare të kohës.
Pikërisht një vlerësim i tillë duke u bërë mit për shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishte pengesë për pushtetin e ri të diktaturës, sepse ata mendonin se çdo gjë fillon me ta, duke tentuar të eliminojnë këtë personalitet kombëtarë. Por, ishte e kotë sepse Fishta ishte bërë pjesë e vetëdjës popullore të shqiptarët si asnjë poet tjetër, që lexohej e deklamohej në heshtje si askush tjetër ne kohën e lirisë së munguar! Andaj vepra e tij ruhet e pavdekshme në zëmrën e kombit.
Tri faza të krijimtarisë së Fishtës
Krijimtaria e Fishtës përjetoi dy faza: të parën për 50 vite, atë të lavdisë së personalitetit dhe veprimtarisë së tij, dhe të dytën, atë të blesfemisë, anatemit dhe të ndalimit të veprimtarsë për shkaqe ideologjike e politike. Të njëjtin fat përjetuan edhe shkrimtarët e tjerë si: Konica,Arapi, Prendushi, Koliqi, Camaj etj., të cilët zënë vend nderi në historinë e letërsisë e të kulturës shqiptare.
Ndërsa pas rënies së diktaturës komuniste(1991) në Shqipëri ka filluar faza e tretë e tij, e ky është vlerësimi i personalitetit dhe veprimtarisë së tij.
Ai duhet të rilexohet, të studiohet dhe të vlerësohet. Pas shëmbjes së sistemit monist ai ka fillluar të studiohet nga studiues të hapësirës shqiptare, në dimensione të ndryshme, pa paragjykime por me kritere letrare e shkencore. Dhe nga viti 1991 e deri më sot Fishtës i janë botuar e ribotuar veprat më tepër së asnjë autor shqiptar, me çka del vlerësimi i lartë nga lexuesit tanë, veprimtarisë së tij.
Mbi krijimtarinë e Fishtës janë bërë studime, mbrojtur disertacione, mbajtur sesione e takime shkencore, takime përvjetorësh etj.
Fishta për intelektualin
Me këtë rast dua te theksoj se në trajtimin e semantikës të termit intelektual, nga të gjithë autorët të cilët i kam konsultuar për këtë çështje, unë jam për përcaktuar për Fishtën. Ai është me i qartë se askush tjetër për të definuar semantikën e intelektualit, duke e përkufizuar se “ai duhet të jetë prezent në kohën e vet, në kohën e të tjerëve që do të vijnë më pas , e të qenit prezent do të thot të kesh kurajon të thuash të vërtetën ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhët që të jetë, sado tragjike, sado e papëlqyeshme për veshët e të tjerëve”! Nuk ka dilemë se të tillë mund të jenë personat e përgatitur, jo oportunist dhe të guximshëm, për të reaguar në momente të caktuara.
Qendrimi kombëtar
Me këtë rast duhet të cekim për opinion e gjerë qendrimin e tij intelektual e kombëtar në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor 1908, ku Fishta ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit, duke theksuar: „Vëllezër, nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku, të krijojmë një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për t´u përçarë, por për t´u bashkuar“ dhe në fund të fjalëve, siç kanë shënuar dëshmitarët okularë, në foltore kishte një përqafim me lot në sy nga kleriku musliman Ibrahim efendiu.
Ishte ky një shembull tipik i tolerancës e mirëkuptimit kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme kombëtare. Një shembull i tillë duhet të jetë moto për të gjithë ne, kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme, duhet lënë anash ato personale, klanore e partiake, sepse nga e kaluara e përbashkët, është koha e fundit që për çështje madhore të jemi të bashkuar. Dhe për diçka të tillë mund të vendosin vetëm individet e pajisur me etikë politike, karakter, tolerancë e vizion intelektual.
Përfundim
Fishta mbetet i madh, pse prej veprave të tij mund të mësohet edhe sot, sepse në këto ka mesazhe që nuk kufizohen për kohën kur jetoi e veproi, por edhe për kohën tonë. Pra, Fishta ishte dhe mbetet krenaria kombëtare, frymëzues për çdo krijues duke zgjeruar kureshtjen e lexuesve të pasionuar, në tërë hapësirën etnogjegrafike shqipe.
(Tetor 2026)