Mark Gjonaj betohet si anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara shënon një tjetër përfaqësim të saj në nivelet e larta të përfaqësimit, këtë herë si pjesëmarrëse në pushtetin vendor.

 

Me një ceremoni inauguruese, Mark Gjonaj dha betimin si anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.

Ky është posti i dytë i Mark Gjonajt, pas shërbimit pesëvjeçar si asambleist i Nju Jorkut e me këtë, si shqiptari i parë në historinë e emigracionit tonë brënda legjislativit të shtetit amerikan.

Pas 5 muajsh të fitores së zgjedhjeve brëndapartiake si dhe pas 3 muajsh së mposhtjes së kundërkandidatiti të tij republikan në garën për postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të distriktit të 13-të të qytetit të Nju Jorkut, në Herbert Lehman Educational Campus, në Nju Jork, në ceremoninë inauguruese në të cilën merrnin pjesë autoritete të larta të shtetit amerikan, përfaqësues diplomatik të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe nga komuniteti shqiptar në SHBA, asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj dha betimin për këtë post.