Mërgimtarët nga Gjermania ndihmojnë nevojtarët në vendlindje

Plavë/Guci – Në iniciativë të Shoqërisë private të mërgimtarëve “Gutersloh” me miqtë e vet nga Gjermania, kohë më parë, në Plavë dhe Guci, u janë ndarë 80 kupona familjeve bartëse të ndihmës sociale, familjeve pa të ardhura materiale, prindërve vetushqyes dhe të vetmuarve.

Kuponat e siguruar nga të hollat e grumbulluara në akcionin humanitar të mërgimtarëve nga Plava dhe Gucia të mbështetur edhe nga miqtë e komunitetit gjerman dhe të tjerë me të cilët jetojnë dhe punojnë, në shumë të tërësishme prej 3,380 eurosh, nevojtarëve u janë ndarë për blerjen e artikujve themelor jetësor në vlerë prej 30 eurosh për amvisëri, prej të cilave 20 euro për blerje ë artikujve ushqimor dhe 10 euro për blerje të pemëve dhe perimeve.

Edhe pse të shkapërderdhur anë e kënd botës, Shoqëria e mërgimtarëve “Gutersloh” dhe miqtë e tyre, dëshmojnë se nuk harrojnë atdheun dhe vendlindjet e veta, duke ndihmuar ata të cilëve ndihma në këto momente u është më se e nevojshme. Ky nuk është donacioni i parë i shoqërisë në fjalë, të cilët paralajmërojnë donacione dhe ndihma të reja vendlindjes.

Për faqet e gazetës KOHA JAVORE
Shaban Hasangjekaj