MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPERISElË VIZITON PLAVËN

 

Plavë 29 Nëntor 2018

Raportet tradicionalisht të mira dhe miqësore ndermjet Plaves dhe komunave shqiptare paraqesin themel të fortë per zhvillimin e marrëdhenieve të komunave këtej dhe pertej kufirit në fushat e infrastruktures,turizimit dhe bujqësisë,u konkludua sot në takimin e udheheqsise së komunës së Plavës me një delegacione nga Republika e Shqiperisë në krye me ministrin e punëve të jashtme Ditmir Bushati.Duke e shprehur kënaqesinë për vizitën e funksionarve te lartë shqiptare , kryetari I komunës së Plaves Mirsad Bajraktarevic I ka njoftuar I ka njoftuar bashkëbiseduesit me sfidat me të cilat ballafaqohet vetëqeverisja lokale,duke I theksuar posaqerisht projektet te cilët do ti kontribuojn lidhjes më të mirë infrastrukturore me shtetet fqinje.

Ministri Ditmir Bushati është falënderuar në mikepritjen e përzemërtë dhe ka theksuar se në të ardhmën duhet pasur parasysh posacërisht mundësit të cilat I ofrojnë programet IPA të bashkepunimit ndërkufitar të cilët nxisin bashkëpunimin e komunave të shteteve fqinje.

Në takimin e sotëm ishin prezent edhe kryetari I kuvendit komunal të Plavës Shefket Jevriq, nënkryetaret Dr.Blazo Stijovic dhe Nihad Canovic dhe deputeti I këshillit komunal të Plaves Iber Hoti, ndërsa nga pala shqieptare kanë marrë pjesë edhe ambasadori I Shqipërise në Mal të Zi – Ridi Kurtezi dhe përfaqesuesi të rajonit të Malesisë së Madhe – Torinin Marinaj.