Në Mal të Zi gjashtë raste të reja me koronavirus Covid-19

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 178 testimet e bëra në 24 orët e fundit në Mal të Zi, gjashtë prej tyre kanë treguar rezultat pozitiv në koronavirus. Të gjitha janë nga Podgorica.

Në testimet e bëra dje (më 4 prill), prej orës 08:50 deri në atë 17:50 në 51 persona, katër kanë qenë pozitiv dhe në testimet e bëra dje prej orës 17:50 deri në mëngjesin e sotëm në ora 08:50, në 127 persona, dy kanë qenë pozitiv në koronavirus. Andaj, numri i të infektuarve në Mal të Zi nga koronavirusi i ri prej rastit të parë deri më sot është 203.

Pesë rastet e reja me koronavirus, janë kontakte të rasteve të njohura paraprake, kurse një rast është në fazën fillestare epidemiologjike të hulumtimit dhe kontaktet e tij po identifikohen.

Gjendja e rasteve të prekura me koronavirus në 11 komuna është:

Podgoricë-97,

Tuz-34,

Tivarë-18,

Nikshiq-17,

Ulqin-9,

Andrijevicë-7,

Bijello Pole-6,

Herceg Novi-6,

Budva-4,

Danillovgrad-3 dhe

Tivat-2.

Ndër 13 komunat e Malit të Zi (të gjitha në pjesën veriore të tij) të paprekura me Covid-19, janë edhe tri komunat: Plavë, Guci, Rozhajë, me vendbanime edhe të popullatës shqiptare.

Shaban Hasangjekaj