Në Nju Jork u kremtua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Nju Jork – Në një atmosferë festive dhe plot emocion patriotik, në Nju Jork u organizua pritja me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas postimit të Ambasadorit Blerim Reka, në këtë ngjarje madhështore morën pjesë bashkëatdhetarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Konektikëti, të cilët së bashku kremtuan ditëlindjen e 18-të të shtetit më pro-amerikan dhe më demokratik në rajon.

Ambasadori Reka theksoi rëndësinë e unitetit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Në fjalën e tij u përkujtua me nderim të thellë sakrifica për liri:

Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari;

Lavdi luftëtarëve të UÇK-së;

Falënderim i përhershëm SHBA-së!

Kremtimi në Nju Jork ishte dëshmi e lidhjes së fortë të diasporës me atdheun dhe e përkushtimit për ta parë Kosovën gjithnjë e më të fuqishme në rrugën e saj euro-atlantike. 🇽🇰🇺🇸

https://www.facebook.com/share/p/17edM3x2JS

https://www.facebook.com/RekaBlerim/posts/1437809341032279?ref=embed_post