Në përvjetorin e vdekjes se kolegut e mikut Profesor Anton Çetta (1920- 4 nëntor 1995)

Nga prof. Dr Naser FEERI

Profesori Anton ishte shkolluar ne Tirane e Korçë, ndërsa më vonë ishte profesor në Falkultetin Filozofik të Beogradit,   njëri nga themeluesit e Universitetit të Prishtinës,  punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shkrimtar,  mbledhês i folkorit e mbi te gjitha patriot e veprimtar i kauzes kombëtare.

Në vitin 1990 iu ishte bashkangjitur Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve e Ngatërresave ku luajti rolin kryesor ne faljen 1169 gjaqeve, 477 plagëve dhe 865 ngatërresave përkunder faktit qe me modesti thoshte:”Rinia po i pajton gjaqet.Ne, me të vjetrit jemi vetem si hudhëra, per mësysh”.

Për një kohë të gjatë ka punuar ne Degen e Folklorit te Institutit Albanologjik, ku edhe pse i pensionuar, kishte ardhur në mbrojtje të punonjësve të Institutit nga dëbimi i dhunshëm dhe me 8 mars 1994 u rrah (në moshën 74 vjeçare)  brutalisht nga policët dhe paramilitarët serbë bashkë me akademikët Idriz Ajetin e Rexhep Qosjen, me drejtorin e Institutit dr.Sadri Fetiun  dhe me të gjithë neve  punonjësve të  Institutit të cilët kishim dal në mbrojtje të Institutit 

Profesori Anton vdiq më 4 nëntor 1995 në Prishtinë dhe u varros ne Prizren.

Pas veti ka lënë 16 vepra të botuara, një numër të madh studimesh nëpër revista të ndryshme shkencore, dy vajza me mrekullueshme: Donikën e Agatën dhe emrin e autoritetin e tij që nuk harrohet.

Për mua personalisht ishte nder e kënaqësi që e pata koleg e mik ne Institut Albanologjik dhe shok të peshkimit (bashkë me Dr.Daut Bislimin e Mr.Bahtir Shehollin) në kohë të lirë.

Lavdi personalitetit e veprës së Profesorit Anton Çetta.

Foto 1-Profesori Anton në fushatën e pajtimit të gjaqeve,

Foto 2-Me vajzën e tij Donikën