Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, në mostrat e testuara gjatë 15 orëve të fundit, kanë zbuluar rastin e parë në Plavë të prekur me virusin Covid-19. Pacienti është i hospitalizuar në Spitalin e Beranit dhe burimi i infektimit të tij nuk është i njohur.
Instituti i Shëndetit Publik, njofton se në 278 mostrat e testuara gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare të Institutit, janë identifikuar 10 raste të reja të prekura me koronavirusin Covid-19: në Podgoricë – 4, Ulqin – 3, Tivarë – 2 dhe Plavë – 1. Tetë raste janë kontakte të rasteve të mëparshme, kurse për dy të tjera burimi i infektimit është në kërkim.
Në 120 mostrat e testuara dje (të martën) prej orës 08:45 deri në atë 17:00, në virusin Covid-19, pozitiv kanë rezultuar 5 të testuar: në Podgoricë – 3 dhe në Tivarë – 2, dhe në 158 mostrat e testuara në intervalin kohor 17:00-8:00, pozitiv në koronavirus kanë rezultuar 5 perosna: në Ulqin – 3, Podgoricë -1 dhe Plavë – 1.
Nga të dhënat e sipërshënuara, rrjedh se numri i të infektuarve (sëmurëve) me virusin Covid-19, prej ditës së parë e deri më sot, në Mal të Zi ka arritur në 288 (159 meshkuj dhe 129 femra), prej të cilëve 46 janë fëmijë dhe të rinj (14 të moshës 0-9 vjeçare dhe 32 të moshës 10-19 vjeçare).
Pasqyrëza e të prekurve me virusin Covid-19 në komuna:
Podgoricë-153,
Tuz-36,
Nikshiq-32,
Tivarë-23,
Ulqin-14,
Andrijevicë-7,
Bijello Pole-6,
Herceg Novi-6,
Budva-4,
Danillovgrad-3,
Tivat-3 dhe
Plavë-1.
Përfaqësuesit e Këshillit nacional koordinues për sëmundje infektive: drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, prof. dr. Boban Mugosha dhe drejtori i Qendrës klinike të Malit të Zi, dr. Jefto Erakoviq, në konferencën e djeshme për media të mbajtur në ora 17:00, kanë dhënë një vistër përgjigjesh koncize, konkrete dhe me të dhëna shumë përfshirëse përkitazi me gjendjen dhe situatën e përgjithshme epidemiologjike në Mal të Zi, të shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Drejtori i Qendrës klinike të Malit të Zi, dr. Jefto Erakoviq, ka konfirmuar se në spitalet gjegjëse të qendrave të Malit të Zi, për trajtim mjekësor janë hospitalizuar 34 të sëmurë nga virusi Covid-19, 16 prej të cilëve në Qendrën klinike në Podgoricë (11 në Klinikën infektive dhe 5 në Klinikën intensive), dy prej të cilëve për shkak të gjendjes së rëndë të rrezikuar me jetë janë të kyçur në respiratorë. Drejtori Erakoviq, në elaborimin e vet, po ashtu ka bërë me dije se dje në Podgoricë është bërë intervenimi kirurgjik (operacioni) i të sëmurit me virusin Covid-19, i cili si i tillë është rasti i dytë në botë, kurse rasti i parë është bërë në Singapur. Ai, po ashtu, ka konfirmuar se deri më tani si pasojë e infektimit me koronavirus, në Mal të Zi kanë vdekur 4 persona.
Nga Instituti i Shëndetit Publik është kumtuar se deri dje në Mal të Zi janë shëruar 46 persona të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve: në Podgoricë – 14, Tuz – 12, Tivarë – 7, Herceg Novi, Budvë, Ulqin dhe Andrijevicë nga 3 dhe në Tivat – 1 person.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, prof. dr. Boban Mugosha, ndër komentimet dhe përgjigjet e shumta të dhëna në pyetjet e gazetarëve, veçojmë atë që ka të bëjë me ceremonialin fetar të shënimit dhe kremtimit të festës së “Pashkëve Ortodokse” në Mal të Zi, në situatën e pandemisë Covid-19. Ai ka theksuar se të autorizuarit e Trupit nacional koordinues u janë drejtuar klerikëve të Mitropolisë bregdetare malazeze – Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, për t’u bërë apel besimtarëve që festën e “Pashkëve” ta shënojnë dhe kremtojnë në gjirin familjar, në shtëpitë e veta, kurse klerikët atë mund ta bëjnë në objektin e kultin (në kisha) në ditën e festës, pa prezencë të besimtarëve. Besimtarët e fesë katolike, gjatë kremtimit dhe shënimit të “Pashkëve”, i kanë respektuar dhe përfillë masat dhe rekomandimet e Trupit nacional koordinues në plotni.
Apel të ngjashëm, por edhe paralajmërim, klerikëve të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, u kanë bërë edhe drejtori i Drejtorisë së policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq, dhe ushtruesi i detyrës së prokurorit suprem shtetëror të Malit të Zi, Ivica Stankoviq, të cilëve ua kanë bërë me dije se nëse nuk i përfillin dhe respektojnë masat e aplikuara mbrojtëse nga pandemia Covid-19, do të procesuohen nga Organet kompetente shtetërore.
Në shtetet e rajonit, gjendja epidemiologjike nga pasojat e pandemisë Covid-19 ende është alarmante, ku më shumë e ku më pak. Ka rritje dhe zvogëlim të rasteve të reja të prekura me virusin e ri.
Të dhënat e fundit të institucioneve nacionale të shëndetit publik, dëshmojnë me shifra gjendjen e të prekurve, të shëruarve dhe të vdekurve në shtetet e rajonit:
Në Shqipëri: 494 të infektuar, 251 të shëruar dhe 25 të vdekur;
Në Kosovë: 387 të infektuar, 66 të shëruar dhe 8 të vdekur;
Në Serbi: 4465 të infektuar, 400 të shëruar dhe 94 të vdekur;
Në Kroaci: 1704 të infektuar, 415 të shëruar dhe 31 të vdekur;
Në Bosnje e Hercegovinë: 1083 të infektuar, 236 të shëruar dhe 40 të vdekur;
Në Slloveni: 1248 të infektuar, 165 të shëruar dhe 61 të vdekur dhe
Në Maqedoninë e Veriut: 908 të infektuar, 86 të shëruar dhe 44 të vdekur.
Shaban Hasangjekaj