Nënshkruhet kontrata për rikonstruktimin e urës në rrugën Plavë – Vojno Sellë – Guci

Qeveria e Malit të Zi do të investoj afër 400 mijë Euro në rikonstruktimin e urës në lumin Vruja, në rrugën Plavë – Vojno Sellë – Guci, të parapara në kontratën për kryerjen e punëve, të cilën e ka nënshkruar Drejtoria e punëve publike me ndërmarrjen nga Podgorica OGP Fidija.

Afati për kryerjen e punimeve është katër muaj nga dita e fillimit të punës nga punëkryesi.

“Bëhet fjalë për një nga segmentet e projektit të përgjithshëm për modernizimin e komplet rrugës nga Plava deri në Guci, në gjatësi prej rreth dhjetë kilometra”, është thënë nga Qeveria.

Faza e parë e sanimit po vazhdon, ku janë të përfshira 1,2 kilometra të rrugës, kurse vlera e punës është 850 mijë Euro.

Drejtoria e punëve publike në fund të vitit të kaluar ka nënshkruar kontratë për rikonstruktimin e pjesës tjetër të rrugës prej nëntë kilometra me ndërmarrjen “Putevi Bar”, për çka Qeveria do të investoj 3,5 milon Euro nga Buxheti kapital.

Siç është thënë, punimet do të fillojnë, posa të lejojnë kushtet klimatike.

Ky investim është një nga më të mëdhenjtë në atë zonë dhe do të mundësojë transport më të sigurt dhe lidhje më të mirë ndërmjet komunës së Plavës dhe komunës së Gucisë./

/Plava e Gucia Sot