Në kohen e rrjeteve sociale dhe të zhvillimit të teknologjisë së komunikimit masiv përhapja e informatave dhe dezinformatve është bërë problem akut. Përgjegjësia ndaj shprehjes dhe deklarimit publik pothuajse nuk ekziston fare, sepse deklarimet dhe shkrimet apo prononcimet mund ti bëj çdokush.
Akuzat e pabazuara, informacionet e shtrembëruara, e besa edhe shpifje të nivelit më të ultë sikur e kanë kapluar globin.
Etika si nocion dhe përgjegjësi ekziston vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me gazetarë profesionistë të arsimuar e të edukuar dhe me ndërgjegje të pastër në punë dhe në profesion.
Mediat në gjuhen shqipe janë të vërshuara me analistë dhe “analistë”, nga të cilët pjesa dërmuese e tyre janë mysafirë të emisioneve ku jo që bëjnë analiza, por as për komedi nuk i plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes e lere më për analiza mirëfillta.
Vite më parë, duke komunikuar me gazetarin e shquar të kohës dhe korrespodentin e luftës nga Drenica, dhe ish kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve të Kosovës tash i ndieri Tahir Desku me tregoj një ngjarje mbresëlënëse për gazetarinë dhe eksperiencën e tij në këtë fushë.
Ai me tregoj se si një dite i ati i Tahirit kishte shkuar te shitorja e katundit për te blerë ca gjëra. Kur kthehet në shtëpi me tregon një ngjarje qe ia kishin thënë atij te “shitorja” e katundit. Me pastaj Tahiri i thotë babait se kjo ngjarje qe ai flet është ne fakt artikull i shkruar nga vetë Tahiri dhe tani i komentuar ne stilin e shitores së katundit.
Më pastaj Tahiri i thotë babait të tij se ngjarja është ndryshe nga mënyra se si po e interpretonte ai, duke ia bërë me dije se këtë shkrim-informacion e kam bërë unë baba. Babai iu kishte përgjigjur : “Le atë pune ti, se ma mirë e dinë ata te shitorja”.
Reflektimin dhe realitetin sot sikur i ka mbuluar ironia dhe padituria, ngase edhe gjeneza e reflektimit vie vetvetiu nga edukata dhe tradita fillimisht nga familja, mesi dhe rrethi qe i përket e më pastaj nga vlera e medias të cilës i është vënë në shërbim ai psedudogazetar dhe pseudoanlist.
Në Kosovën e vuajtur të jesh analist, sidomos pa ego personale e pa kurriz, do të thotë të anosh nga ndonjëra parti dhe ta mbrosh e promovosh atë gjë që ti hap dyert për përfitime dhe benefite të llojeve të ndryshme.
Dhe për këtë arsye “analistët” pjellin si kërpudhat pas shiut ndërsa mediat i ngjajnë shitoreve të katundeve.
Esad Gjonbalaj