Sa herë vjen muaji shkurt, zemrat tona mbushen me mall e dhimbje. Në këtë ditë, 17 vite më parë, u ndave nga ne, më i shtrenjti ynë, duke lënë një zbrazëti që koha nuk arriti ta mbushë.
Sa shumë na ka marrë malli të rrimë bashkë si dikur, pranë sofrës sonë të vjetër, aty ku ne, fëmijët e tu, hodhëm hapat e parë të jetës nën përkujdesjen dhe dashurinë tënde.
Atje, në gjirin madhështor të Alpeve, pranë freskisë së Liqenit të Plavës dhe nën hijen krenare të Visitorit roje, kujtimet për Ty na vijnë si puhizë e butë — herë na ngushëllojnë, e herë na e shtojnë mallin që nuk shuhet.
Të kujtojmë me krenari e dashuri të pafund, sepse ishe dhe do të mbetesh përjetësisht krenaria jonë. Por plagën e mungesës sate e mbajmë thellë në shpirt, me një mall të madh e të pashuar që nuk do të shuhet kurrë.
Të përkujton familja me mall të përjetshëm dhe dashuri të pafund për Ty, i paharruar!