Pacolli pas pritjes nga Abazoviq: Nuk është politikan i zakonshëm

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është pritur nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Pacolli, përcjell KlanKosova.tv.

“Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorikë, pseudo-patriotizëm e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin”.