Shoqata MALËSIA E MADHE NY mban Kuvendin zgjehor

Lajmërimin e  shoqatës Malësi e Madhe NY mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Lajmërojmë të gjithë anëtarët , donatoret dhe te gjithë të interesuarit se Shoqata MALËSIA E MADHE NY do të mbaj kuvendin zgjedhor , me 16 dhjetor , 2018 , duke filluar prej ore 2 pm në  restorantin e vëllezërve Lucan në këtë adrese :

160 Marble Ave

Plleasantville,

NY 10570

 

Pjesëmarrja juaj është shumë me rendësi mbasi me këtë rast do të zgjedhën anëtarët e ri të Këshillit Drejtues për mandatin dyvjeçar . Shoqata ka nevojë për energji dhe ide të reja . Qëllimi dhe  misioni është të ruaj dhe kultivojmë gjuhën dhe kulturën tone këtu në SHBA , por në të njëjtën kohe të ndihmojmë vendlindjen .

 

Malësia ka nevojë për ne , e ne kemi detyrim ndaj Malësisë. Të bashkuar do ta kemi më të lehte në ruajtje dhe kutivimin e vlera tona dhe ndihmat për Malësinë do të jenë më të mëdha.

 

Në kuvend do të raportojmë për punën dhe kontributin e shoqatës.

Ju përshëndesim me shprese se do të shihemi në kuvend .

Me Respekt :

Kryesia e Shoqatës Malësia e Madhe NY