Nga sot për t’u futur në Mal të Zi duhet testi negativ PCR, tranziti i lirë

Prej ditës së sotme (22 Dhjetor) deri në datë 11 Janar 2021 të gjithë ata që do duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë. Kjo masë e re e vendosur nga ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi do të prekë të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë. Këtyre të fundit do t’i mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi. “Ministria për Evropën dhe Punët e…

Lexo më shumë

Shqipëria, do të financoi rindërtimin e shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj-Rozhajë

Shqipëria, do të financoi rindërtimin e shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj-Rozhajë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, njoftoi se qeveria shqiptare ka vendosur të marrin përsipër një pjesë të rindërtimit të shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, pas dëmeve madhore të shkakëtuara nga zjarri në muajin maj. Cakaj njofton, se pēr këtë nuk do të kujdesen vetem duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje. Lexoni postimin e plotë të…

Lexo më shumë

ZYRTARE: KUSHTETUESJA HEDH POSHTË VOTËN E ARIFIT, KOSOVA SHKON NË ZGJEDHJE

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. Vendimi është publikuar të hënë mbrëma në faqen e Kushtetueses. Vendimi i plotë Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KO 95/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën…

Lexo më shumë

Atmosferë festash në Tuz-Malësi, për herë të parë, hapet “Pazari i Dimrit”

Në prag të festave të fundvitit, nën organizimin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të Komunës së Tuzit, për herë të parë, hapet ,,Pazari i dimrit në Malësi”, i cili do të mbahet në periudhën prej më 21 dhjetor 2020, deri më 08 janar 2021. Në këtë Pazar, do të gjenden produkte të ndryshme nga ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit, kafeneve, punëve artistike etj. Malesia.Org

Lexo më shumë

SHKATËRRIMI I KULTURËS ILIRO-SHQIPTARE NĒ MAL TË ZI

(Foto: Manastiri Gjurgjevi Stupovi në Beranë . Me ngjyrë në foto kemi shënuar vendin ku është murosur monumenti) Nga: Prof.Dr. Naser FERRI Në manastirin “Gjurgjevi stupovi” në Beranë janë të murosura monumentet antike ilire Mohimi dhe shkatërrimi i kulturës autoktone nga ana e sllavëve nuk ka filluar viteve të fundit. Gjatë antikitetit territori i Malit të Zi të sotëm ishte pjesë e Mbretërisë Ilire e cila ishte mposhtur nga romakët në vitin 168 para erës sonë dhe pas vitit 132 kishte hyrë ne kuadër të provincës romake  Dalmatia, e cila…

Lexo më shumë