VDES PATRIKU IRINEJ – SERBIA NË TË ZEZË

Sot në mëngjes mediat serbe kumtuan lajmin qe ka vdekur patriku i Kishës Ortodokse serbe Irinej Gavrilloviq. Irinej ishte infektuar me covid në ceremoninë e varrimit  së mitropolit Amfilohije në Podgoricë dhe fill pas kthimit të tij në Beograd ishte shtrirë në Qendrën spitalore ushtarake Karaburma në Beograd. Përkundë angazhimit të ekipit mjekësor të këtij spitali dhe te ekipit të mjekëve rusë, patriku kishte rënë në koma dhe  sot në mëngjes kishte vdekur. Irinej ishte shugutuar për patrik më 23 janar 2010 pas vdekjes se patrikut Pavlit. /Plava e Gucia…

Lexo më shumë

Edon Balidemaj rizgjedhet Nënkryetar i Komunës së Gucisë

Ne seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gucisë, një nder pikat e rendit të ditës ka qenë edhe dhënia e pëlqimit në Aktvendimin e emërimit te nënkryetarit të komunës nga Kryetarja e komunës. Gjithashtu, nënkryetari tjetër që është rizgjedh është Huso Brdakiq, nga partia e Gjukanoviq. Për këtë pikë të rendit të ditës kanë votuar PER 20 nga 20 këshilltarët prezent, ku 6 nga ta janë të koalicionit shqiptar. Edon Balidemaj e ushtroi këtë detyrë edhe në fund të mandatit të kaluar, kur u propozua nga Koordinatori i Alternatives…

Lexo më shumë

Në Tuz rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Mjeku Halil Dukoviq nga ambulanta e Shtëpisë së shëndetit në Tuz ka theksuar se fitohet përshtypja se qytetarët e Tuzit e kanë harruar përvojën nga vala e parë e korona virusit gjë  që vërteton edhe numri më i ri i të infektuarve. Ai ka shtuar se gjatë ditëve të ardhshme pritet rritja e numrit të banorëve të prekur me këtë virus. Drejtori i policisë komunale Rexhep Çunmulaj ka theksuar se banorët e Tuzit janë  liruar më tepër se ç’duhet , kurse në rritjen e numrit të infektuarve ka kontribuar dukshëm…

Lexo më shumë

Depolitizimi i pushtetit-mision i demokracisë pluraliste

Duke marrë parasysh pushtetin autoritar për tre dekada edhe në pluralizëm në Mal të Zi, idea e depolitizimit të pushtetit  do të jetë  sfidë për qeverinë e re në procesin e reformimit dhe të demontimit të strukturave ekzistuese në nivel qendror dhe ate lokal, duke vlerësuar si kriter profesionalizmin  e jo përkatësinë partiake, që do të jetë dëshmi praktike e ndryshimëve në qeverisje si kudo në botën demokratike Nail Draga Por, më të drejt bëhet pyetja se çka mund të bëjë në këtë drejtim Qeveria e re e cila ka…

Lexo më shumë

Peja dhe Gucia me ofertë të përbashkët të turizmit kulturor

Komuna e Pejës dhe Komuna e Gucisë pas binjakëzimit të këtyre dy komunave kanë bashkuar forcat e tyre për një bashkëpunim më të afërt duke hartuar projektin e përbashkët “Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar”, e cila prek temën e turizmit kulturor. Ky projekt është përkrahur nga fondet e “EU-Programi për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Malit të Zi dhe Kosovës”, të cilët do të financojnë 85 për qind të projektit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë bashkëfinancim nga dy komunat dhe do të zgjasë 24 muaj. Projekti ka…

Lexo më shumë