Pas debateve lidhur me caktimin e mbledhjes së Kuvendit të Malit të Zi më 24 nëntor, datë e cila përkon me mbajtjne e Kuvendit famëkeq të Podgoricës në vitin 1918, klubet ranë dakord që e njëjta të shtyhet për më 2 dhjetor. Këtë e ka njoftuar në rrjetet sociale vetë kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq. Disa klube patën ankesa lidhur me caktimin e kësaj datë për votimin e qeverisë së re të vendit, edhe pse në të njëjtën datë u votua kryetari i Kuvendit të mëparshën, Ivan Brajoviq.
Lexo më shumëPresidenti Meta me 24 Nëntor në Tuz, ndanë Dekorata malësorëve
Në prag të festës së Flamurit, Presidenti i Republikës së Shqiperisë, Shkëlqesia e Tij z. Ilir Meta ndanë dekorata malësorëve me të cilët krenohet kombi shqiptarë. Këtë e bëri të ditur prof.dr. Martin Berishaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”. Lidhur me propozimet e Institutit “Albanica”, dhe mbështetjës nga ana e komunës së Tuzit të këtyre propozimeve, pas një bisede paraprake me kryetarin e komunësTuz z. Nik Gjeloshaj, kanë ra parimisht dakord që ceremonia e dekorimit të bëhet me datë 24 nëntor në Tuz.Të dekoruarit janë: Smajl Martinit- Titulli…
Lexo më shumëArrihet marrëveshje për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit
Zyra e Kryeministrit ka bërë sot të ditur se është arritur marrëveshje për përdorimin e rrugëve që kalojnë në Zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit. Në njoftimin për media thuhet se me ndërmjetësimin e kryeministrit Avdullah Hoti, me mbështetjen e ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando e të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit. “Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis…
Lexo më shumëSIMBOLIKA NDJEDHAKEQE E 24 NËNTORIT TE BEÇIQIT
Kryeparlamentari i Malit te Zi zt.Beçiq e ka ndërruar daten e Seances se Parlamentit duke caktuar daten 24 nēntor e cila korrespondon me 24 nentorin e vitit 1918, kur Mali i Zi ishte shuar si shtet në Kuvendin jolegjitim të Podgoricës dhe ishte okupuar nga Serbia Pushteti i ri, me thirrjen e seancës parlamentare, në të cilën duhet të zgjedhjet Qeveria e Malit të Zi, në 102 vjetorin e Kuvendit të Podgoricës, interpreton historinë nga fillimi i shekullit të XX-të dhe përpiqet të legjitimojë ideologjitë e ngjashme politike antimalazeze edhe në kohën e…
Lexo më shumëGjeloshaj: Vendimi për hyrje apo jo në qeveri do të sillet së shpejti
Bartësi i koalicionit “Lista Shqiptare” Nik Gjeloshaj, tha për Vijesti akoma nuk kanë sjellur një vendim përfundimtar nëse do të marrin pjesë në qeverinë e re të vendit, dhe se ky vendim do të sillet në mbledhjen e kryesisë, e cila pritet të mbahet së shpejti. Sipas disa burimeve, Gjeloshaj ishte takuar para disa ditëve me të mandatuarin Zdravko Krivokapiq, por nuk u prononcua lidhur me këtë takim. Sa u përket kritikiave nga drejtori i ISHP, Boban Mugosha, për thirrjen e bërë qytetarëve të Podgoricës se janë të mirëseardhur në…
Lexo më shumë