Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati për deputet nga kjo lëvizje, Sabri Kiçmari janë takuar me akademik Rexhep Qosjën. Kiçmari ka thënë se me akademik Qosjën kanë diskutuar për historinë, shkencën, letërsinë, filozofinë, diplomacinë dhe politikën. “Së bashku me Albinin takuam sot, në mesditë, mikun tonë të nderuar akademik Rexhep Qosjën. Patëm një shkëmbim shumë të vlefshëm mendimesh në lidhje me historinë, shkencën, letërsinë, filozofinë, diplomacinë dhe politikën. Mendimi i ndritur shkencor dhe politik i profesor Qosjës ka një vlerë të veçantë për ne”, ka shkruar Kiçmari në…
Lexo më shumëPËRFAQËSIM DHE PROMOVIM I ARKEOLOGJISË KOSOVARE NË SPLIT TË KROACISË
Në këtë tubim ndërkombëtar shkencor më datën 23 shtator do të përurohet libri i Prof.Dr. Naser Ferrit “Živa mitologija-Living Mythology“ i botuar në gjuhën kroate në Zagreb dhe i financuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë . Në organizim të organizatës kulturore Književni krug, të Muzeut Arkeologjik dhe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Splitit, prej 22 deri më 28 shtator në Split të Kroacisë nën padronatin e lartë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë (HAZU) do të mbahet evenimenti kulturor Knjiga Mediterana në kuadër të cilës mbahet…
Lexo më shumëEdhe një bashkëkombës i ynë po kyçet në politiken amerikane
Me 29 Shtator 2019 do të bëhet hapja solemne e fushatës zgjedhore edhe e një shqiptari në plotikbërjen amerikane nga një aktivist i madh i komunitetit shqiptaro-amerikan. Marko Kepi në dekadën e fundit si ri është kyçur në aktivitete e komunitetit duke u dalluar me atdhetarin dhe përkushtimin e tij të pashoq ne të mirë të kauzës kombëtare. Si njeri nder themeluesit e organizatës rinore “Rrënjët shqiptare” dhe president i saj, Marko ka bërë shumë në sensibilizimin e opinionit amerikan për Shqipërinë Kosovën dhe trojet shqiptare. Me angazhimin e ti…
Lexo më shumëNjoftim: Biblioteka në Vuthaj hap dyert e saj për lexuesit
Njoftohen të interesuarit se të mërkurën, më dt.18.Shtator 2019 mund ta vizitojnë Bibliotekën e Shtëpisë së kulturës në Vuthaj, prej orës 13-15, dhe të marrin për t’ i lexuar librat që janë në bibliotekë. Stafi që kujdeset vullnetarisht për bibliotekën u ofron këshilla lexuesve për përzgjedhjen e librave. Stafi i bibliotekës panë Shtëpisë së Kulturës, Vuthaj /Plava e Gucia Sot
Lexo më shumëMali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë për hidrocentralet në lumin Cem
Podgorica thotë se Tirana nuk është konsultuar mjaftueshëm me të në lidhje me planet e saj për të ndërtuar hidrocentrale në lumin Cem, plane të cilat kanë zemëruar fshatarët dhe ambientalistët në Mal të Zi. Nga Samir Kajosevic Qeveria malazeze thotë se do t’i kërkojë Shqipërisë më shumë informacione mbi ndërtimin e planifikuar të mini-hidrocentraleve në lumin Cijevna në një takim të komisionit të përbashkët për administrimin e ujit më 19 shtator. Qeveria të enjten tha se Shqipëria nuk i ishte përgjigjur shqetësimeve të saj në lidhje me ndikimin e…
Lexo më shumë