E kuptoj dyshimin në sinqeritetin e propozimi të “Paktin Kundër Korrupsionit” nga mungesa e aksionit në të kaluarën

Nga Gazmend Gjonbalaj Megjithatë kjo është një zhvillim pozitiv në jetën politike Kosovare. Artikulohet nga partia në pushtet si një e KEQE që duhet luftuar, në vend që të ofrohen arsyetime të tipit “gjithkund ka korrupsion” apo “gjithkush është i korruptuar” apo me “aksionet” pa rezultate. Tolerimi i së keqes dhe arsyetimet e së keqes me prezencën e të këqijave tjera degradon kulturën deri në shkatërrim. Nënshkrimi i “paktit” nuk është aq i rëndësishëm, aq sa ka vlerë vendosja e një vijë të kuqe ndaj të KEQES. Votuesit munden ti…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR FAMILJA BALIDEMAJ

Lajmërojmë miqtë shokët dhe mbarë komunitetin se sot me 4 Shtator 2019 ne vendlindje u nda nga gjiri ynë familjarë më I dashuri i ynë Mehmet Ramë Balidemaj 1 Korrik 1938— 4 Shtator 2019 Varrimi i te ndierit Mehemt do te behet nesër 6 shtator 2019 ne ora 14:00 ne varrezat e lagjes Gropë- Martinaj . E pamja do te mbahet ne shtëpinë e Kulturës ne Matinaj E pikëlluar familja Balidemaj. Redaksi e faqes “Plava e Gucia Sot” familjes Balidemaj i shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Lexo më shumë

Gjithnjë më afër realizmit projekti i rregullimit të varrezave të Nokshiqit (foto)

Nokshiq 2 Shtator 2019 Kohe më par përmes një aksioni vullnetar dhe të përkrahur fuqishëm nga të gjitha trevat shqiptare u bë e mundur që të jetësohet kjo vepër me peshë dhe vlerë të madhe kombëtare dhe humane. Ishte kjo iniciativë i  bashkatdhetarit Zek Nokshiqit që hasi në mbështetjen e madhe financiare të të gathë atdhetarëve. Rrjedha e punimeve po ecën mirë dhe në bazë të parashikimeve. Në këtë projekt parashihet spastrimi i varrezave dhe rrethimi i tyre, si dhe mirëmbajtja për një periudhë të caktuar: Prerja, trajtimi me pesticide…

Lexo më shumë

KKSH siguron Abetaren Mbarëkombëtare dhe Abetare Pune për nxënësit që fillojnë të mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe

Sot filloi viti i ri shkollor 2019/2020, andaj të gjithë nxënësve u urojmë një vit të mbarë, me shpresë për suksese dhe rezultate të shkëlqyera në përvetësimin e edukatës dhe njohurive që ofrojnë institucionet shkollore, kështu thuhet në urimin e kryetarit të Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika. Veçanërisht  vogëlushëve, të cilët këtë vit nisin klasën e parë, u dëshirojmë suksese në rrugën e gjatë dhe të ndritur të diturisë. Ju informojmë se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Ministrinë…

Lexo më shumë

Ëndrra për lirinë dhe çlirimin e Atdheut

Kushtuar njëzetvjetorit të rënies heroike Jeton Idriz Dedushaj (30.4.1975-5.6.1999) Për Koha Javore: Binak Ulaj                                                 Para se të filloja të shkruaja  disa fragmente nga jetëshkrimi i Jeton Dedushajt, të vetmit dëshmor të Luftës së UÇK-së nga Vuthajt e Plavës e Gucisë, por jo edhe të vetmit  luftëtar, ashtu siç do të më tregojnë prindërit e tij, babai Idrizi, nëna Bjeshka dhe i vëllai, Kastrioti, më ishte kujtuar një fragment i poezisë së poetit të njohur , me prejardhje nga po kjo trevë, nga Nokshiqi historik, Qerim Ujkani:     “ …

Lexo më shumë