Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shprehet se, “për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë”. Rreth 11 000 tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, që gjenden jashtë trojeve shqiptare. E gjithë kjo ka për qëllim të plotësojë nevojat dhe përmbushjen e mësimdhënies në vendet e diasporës. Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në…
Lexo më shumëMajlinda Kelmendi në gjysmëfinale, në garë për titullin e kampionit të Botës
Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Kelmendi e ka mundur kampionen e botës 2017, në gjysmëfinale e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe Majlinda Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-tës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror. Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë
Lexo më shumëShtatorja e Dedë Gjon Lulit, u përurua në Hot të Malësisë (video)
Në fshatin Bardhaj, në Hot të Malësisë, të dielën u bë zbulimi i shtatores së heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit. Përurimi i figurës historike u zhvillua në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe rajon. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.
Lexo më shumëNimanbegu i befasuar me padinë e Ministrisë së kulturës: Ngritja e flamurit është e drejtë kushtetuese
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi , Genci Nimanbegu, deklaroi se është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga informacioni se Ministria e Kulturës së Malit të Zi, do të ngrejë padi kundër organizatorëve të tubimit të Logut të Tërgajës, për shkak të valvitjes së flamurit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarët janë autokton në territorin e Malit të Zi dhe se sipas Kushtetutës së Malit të Zi, kanë të drejtë të shfaqin simbolet e tyre kombëtare. Nimanbegu shtoi se për padinë e paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e…
Lexo më shumëVENDKALIMET E REJA NË FAVOR TË INTEGRIMIT TË ZONËS KUFITARE
Rruga Deçan-Plavë në favor të integrimit të zones kufitare Diskursi sociopolitik Në rrëthana të reja shoqërore zonat kufitare duhet të kenë një tretman tjetër, përmes hapjes së vendkalimeve të reja jo vetëm zyrtare por edhe atyre jozyrtare, që do të ishte në favor të popullsisë vendore, ku kërkesën nga komuna e Plavës për rihapjën e vendkalimit kufitar në Çakorr, e vlerësojmë pozitive dhe në favor të qytetarëve të komunës së Plavës dhe të Gucisë me mundësi të komunikimit me qytetin e Pejës përkatësisht me Kosovën, duke dalur nga izolimi i…
Lexo më shumë