Para tri netëve, persona të paidentifikuar i vunë flakën objektit modern për mbajtjen e demave për mish, të vellezerve Tahir, Mehmet dhe Haxhë Gjonbalaj ne fshatin Vuthaj te Gucisë. Edhe pse dëmi është tejet i madh dhe kalon shumën 150 mijë euro, si edhe për kundër faktit se egzistojnë dëshmi mbi personat e dyshimtë, policia e as personat tjerë kompetent nuk kanë marrë fare masa. Veprimet e ketilla te nivelit me te ulet ndaj prones se bashkevedasve tone kanë shkaktuar nje indinjat te thellë te te gjithe banoret e treves…
Lexo më shumëKisha serbe mbajti liturgjinë në Shas jashtë lokalitetit arkeologjik
Kisha Ortodokse Serbe nuk hoqi dorë nga mbajtja e liturgjisë në Shas, megjithë ndalimin nga policia dhe revoltën e banorëve vendas. Në pamundësi që liturgjinë ta mbajë në lokalitetin arkeologjik, ajo u mbajt në fushën sportive poshtë qytetit të vjetër, nën masat e sigurisë së lartë. Policia nuk lejoi pjesmarrjen e banorëve vendas kurse hyrja në lokalitetin arkeologjik ishte e ndaluar. I gjithë organizimi kaloi pa ndonjë incident të regjistruar. Në lidhje me mbajtjen e kësaj liturgjie ditët e fundit ka pasur mjaft reagime nga pushteti vendor, partitë politike shqiptare…
Lexo më shumëKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi reagon ndaj provokimeve të Kishës serbe
KOMUNIKATË PËR OPINION Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, informon opinionin publik lidhur me vizitën “liturgjike” të paralajmëruar nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në lokalitetin arkeologjik të Shasit, për ç’rast e kemi informuar me shkresë zyrtare kryeministrin e Malit të Zi z. Dushko Markoviq, të cilit i kemi kërkuar të marrë masa. Në shkresën drejtuar kryeministrit, Këshilli Kombëtar ka shprehur shqetësimet, qëndrimet dhe reagimin e popullit shqiptar në Malin e Zi lidhur me provokimet e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Serbe ndaj trashëgimisë kulturore…
Lexo më shumëUP HAP KONKURSIN PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE, PËR VITIN AKADEMIK 2019/2020
Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2019/2020. Gjithsej 7136 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. Një risi e veçantë për këtë vit akademik është se studentët shqiptarë nga Mali i Zi do të kënë kuotë të veçantë për regjistrim në Universitet prej 1%, ose deri në 74 studentë. Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 05.07.2019…
Lexo më shumëApel për ruajtje të ambientit: Njoftim nga SHPK “Veprimtaritë Komunale” Guci (foto )
03.07.2019 Me urdhërin e Drejtorit ekzekutiv Demir Bajroviq, puntorët e SHPK “Veprimtaritë komunale” Guci i kanë rregulluar lokacionet për hedhjen e mbeturinave në Vuthaj. Sjellja e papërgjegjshme e individëve sjell deri te shkatërrimi i hapsirës dhe rrezikon mjedisin. Është hequr një sasi e madhe e mbeturinave komunale dhe mbetjeve nga ndërtimtaria. Apelojmë për të gjithë banorët e Vuthajve që mbeturinat komunale ti hedhin në kontenjerë, para së gjithash të kujdesen për mbrojtjen e ambientit ashtu që lokalitetet tona turistike të jenë të rregulluara dhe ta prezantojnë Komunën e Gucisë…
Lexo më shumë