Plava e Gucia Sot; ASMILIMI Dokumentar qe ka te bej…

Plava e Gucia Sot; ASMILIMI

Dokumentar qe ka te bej me fenomenin e asimilimit ne Plave Guci, dokumentar i cili shpjegon se si dhe pse shumica Shqiptare e Plavës dhe Gucisë tani më nuk flasin më Shqip dhe e quajnë veten Boshnjak !
Një emision i realizuar me një videografi te shkëlqyer por qe ne përmbajtje te le për te dëshiruar. Te flasësh për rezistencën dhe mbijetesën e Plave Gucisë e mos te përmendësh fare ne këtë hapësirë te këtij emisioni te burgosurit për çështje kombëtare te Plave Gucisë, ata qe u dergjen ne burgjet sllave për çështje kombëtare është ironi e llojit te vet apo edhe fontan dëshirash e ideatorit te këtij emisioni.
Para interesave kombëtare duhet te gjunjëzohemi te gjithë duke len interesat e ngushta ne oazat personale.

Te burgosurit politik te Plave Gucisë:

Rexhep Gali Balidemaj
Ajshe Gjonbalaj
Binak Ulaj
Mehmet Ahmetaj
Deme Bajrami Ulaj
Beqir Gjonbalaj
Tahir Prelvukaj
Sadri Ahmetaj
Sadri Mehaj
Burim Ahmetaj
Fadil Selimja
Musa Selimaj
Naim Selimaj
Hasan Ulaj
Vuajtjet ne burgjet sllave te motrave dhe vëllezërve tan ishin dhe do mbeten pjesë e ndritur e historisë se kombit por edhe vlere e pa zëvendësueshme e patrioteve me te shquar te atdheut.
Respekt dhe përulje për te burgosurit politik dhe qëndresës se tyre.

Leave a Comment