Policia malazeze ka arrestuar të dyshuarin që ka publikuar listën e të sëmurëve nga koronavirusi

Prokurori kujdestar ka paraqitur propozimin për caktim të paraburgimit ndaj Rade Milloviqit, për shkak të dyshimit të bazuar  se ka kryer vepër penale mbledhje dhe shfrytëzim i të dhënave personale pa autorizim, si nëpunësit të Shtëpisë së shëndetit.

 Rade Milloviq, dyshohet se ka shpallur (publikuar) listën e podgoricasve të sëmurë nga koronavirusi, gjyqtari për hetim i ka caktuar paraburgim deri në 30 ditë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore Shtetërore në Podgoricë, prokurorja Millica Mandiq, “Vijestit” i ka thënë se prokurori kujdestar ka paraqitur propozimin për caktimin e paraburgimit Milloviqit për shkak të dyshimit të themeluar se ka kryer vepër penale mbledhje dhe shfrytëzim i të dhënave personale pa autorizim.

“Gjykata Themelore në Podgoricë ka përfillë (miratuar) propozimin e prokurorit shtetëror dhe këtij personi ia ka caktuar paraburgimin deri në 30 ditë”, ka thënë prokurorja Mandiq./ Plava e Gucia Sot