Shpëtohet në Majën e Jezercës një alpinist i lënduar (foto)

Pjesëtarët e Shërbimit të shpëtimit bjeshkatarë të Malit të Zi dhe Njësitë avio-helikopterike të MPB të Malit të Zi, e përfunduan me sukses aksionin për shpëtim në Alpet Shqiptare në Majën e Jezercës. Më datë 03 qershor 2021 rreth orës 13 është bërë një thirrje për ndihmë nga ky lokalitet përmes 112 në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim. Bjeshkatari Aleksandar Tufegdzic (49) nga Novi Sadi gjatë ngjitjes në Majën e Jezercës ka pësuar lëndim të krahut dhe të këmbës. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe pas transportimit me barela nëpër teren shumë të vështirë më pastaj është transportuar me helikopter në Qëndrën Klinike të Malit të Zi ku i janë konstatuar lëndim i krahut, lëndim i këmbës dhe hipotermi. Nga MPB kanë treguar se i lënduari është gjetur në lartësinë mbidetare 2.500 metra. /Plava e Gucia Sot