Sipas shkrimeve te disa portaleve dhe prononcimit te deputetit Daut Haradinaj lidhur me këtë lajm e qe shpresojmë qe mos te jete i vërtet ky qëndrim i Qeverisë Kurti bie ndesh me interesat jetike te Plave Gucisë . Na mbetet qe te dëgjojmë ndonjë prononcim zyrtar te qeveris aktuale, duke mbetur me shprese qe diçka e tillë mos te ndodh. Ky bllokim apo ndalim i rrugës se shpresës për Plave Gucinë duhet te ishte ne prioritet e Qeverise Kurti sepse çdo vonese ne implementim te këtij projekti është e mirëseardhur për qarqet antishqiptare qe donë ta shohin Plave Gucinë te boshatisur nga shqiptarët:
Lajmi dhe reagimi i Daut Haradinaj:
Rruga e cila ishte futur në buxhet dhe plan konkret nga Qeveria e Haradinajt, Deçan-Plavë, ka marrë një kah tjetër nga qeveria “Kurti”.
Kjo pasi që është vendosur që Qeveria aktuale i ka dhënë vetëm 400 mijë euro për këtë rrugë.
Për këtë, Daut Haradinaj ka një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Kurti.
“Qeveria ‘Kurti’ me premtimet mashtruese se do e vazhdojë ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë, jo vetëm që nuk e ka lënë sikur ka qenë në parashikimin buxhetor, por asaj rruge ia ka hequr pothuajse tërësisht buxhetin. Turpi s’ka fund , me vetëm 400 mijë euro në këtë rrugë sdo mundet të ndërtohet asnjë urë vetme e lëre më rruga në tërësi.
Reflekto kryeministër, je kryeministër i tërë Kosovës”, shkruan Daut Haradinaj në Facebook. /Plava e Gucia Sot