Për herë të parë, Kosova organizon Kampionat Evropian të xhudos

Për herë të parë, Kosova organizon Kampionat Evropian të xhudos

Është zyrtarizuar vendimi i Unionit Evropian të Xhudos (EJU) që në Kosovë të organizohet Kampionat Evropian i xhudos.

Më 16 dhjetor, në Prishtinë do të prezantohet një format i ri – “European Championships Open”. Kohëzgjatja e konkursit do të jetë një ditë.

Evropiani i hapur do të organizohet në kategorinë deri 57 kg, dhe tjetrën deri në 73 kg.

Shpërblimi do të jetë 300 mijë euro, ndërsa gara pritet të mbledhë xhudistët më të mirë në Evropë.