Shkollat në Plavë pa ngrohje dhe pa drejtor

PLAVË  Në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” dhe Shkollën e Mesme e Mesme të përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, nxënësit dhe personeli mësimdhënës po qëndrojnë në dhoma të ftohta për kohë të gjatë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, e kryesuar nga Vesna Bratiq, nuk siguron fonde për ngrohje, as nuk iu përgjigj letrave nga shkolla dhe nga Këshilli i Prindërve. Ata gjithashtu iu drejtuan kryetarit  të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, i cili, siç theksoj, se është i bindur për kushtet në të cilat studentët po  ndjekin mësimet.

“Me iniciativë të Këshillit të Prindërve, shton Canoviq ju përgjigja ftesës për një takim në shkollën fillore, ku pata mundësinë të shoh vetë nga afër  kushtet në të cilat nxënësit vijojnë mësimet. Në përputhje me mundësitë, komuna do të gjejë një mënyrë që në një periudhë afatshkurtër të ndihmojë në pjesën e pagimit të ngrohjes në mënyrë që të mundësojë rrjedhën e  papenguar të orëve të mësimit ”, tha Canović në një deklaratë për Standard.

Shkolla e mesme e përzier “Beqo Bashiq” u ka drejtuar  një letër Ministrisë, e cila është e obliguar të zgjidhë këtë problem, më 12 Prill, ndërsa Këshilli i Prindërve dërgoi letrën dje institucioneve përkatëse te arsimit. Ata nuk morën një përgjigje dhe siç i thanë prindërit për portalin  Standardit, Ministria po bën thirret ne faktin se sezoni i ngrohjes ka  mbaruar duke mos marr ne konsideratë se edhe pse pranvera ka ardhur temperaturat janë dimërore .

Kryetari i Komunës, Nihad Canović, i tha Standardit se gjatë takimit të sotëm, ai u informua se shkolla nuk ka as drejtor për me shumë se tri javë.

“Po ashtu, punonjësit e shkollës më njoftuan për situatën që shkolla nuk ka  drejtor prej tre javë, ndërkaq  konkursi ka mbaruar, dhe se ka kandidatë që plotësojnë kushtet, por Ministria nuk po  e kryen  pjesën e saj të detyrimeve dhe nuk zgjedh drejtorin. Unë do të shfrytëzoja rastin dhe do t’i bëja thirrje ministrit  për të zgjidhur problemin e ngrohjes dhe për të zgjedhur një drejtor në mënyrë që ky institucion shkollor të vazhdojë të funksionojë mirë në interes të nxënëseve  dhe të gjithë komunitetit, “tha Canoviq në një deklaratë për Standard .

/Plava e Gucia Sot