Shpërthen zjarri në një fabrikë të mobileve në Ulqin

Herët në mëngjes, rreth orës 4:50, zjarri i madh shpërtheu në fabrikën e mobiljeve Zanus në Bulevardin “Vëllezërit Frashëri”, u njoftua nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit.

Siç theksohet, në aksionin e fikjes morën pjesë 19 zjarrfikës me gjashtë automjete të zjarrfikësve të Ulqinit, ndërsa për të ndihmuar erdhën edhe dy kamion nga Shërbimi i Mbrojtjes i Tivarit dhe, siç ndodh rregullisht, z. Rifat Suloviq me cisternën e tij.

Pas tre orësh betejë, zjarri u fik tërësisht. Në objekt u shkaktua dëm i madh material, ndërsa të lënduar nuk kishte.

Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit./ul-info