Shqiptarët në Mal të Zi urojnë fitoren e Albin Kurtit

Suksesi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe të liderit të saj Albin Kurti entuziasoi në masë të madhe edhe shqiptarët në Mal të Zi. Mesazhet dhe urimet në adresë të Kurtit kishin mbushur rrjetet sociale, shkruan Plava e Gucia Sot.

Statuset ishin të llojeve të ndryshme :

”Unë besoja se i vjen dita. Urime Albin Kurti!”, kështu shkruan Cani Lazoja, këngëtari i njohur nga Ulqini.

”Përgëzoi popullin e Kosovës për zgjedhje te qeta dhe te rregullta. Ndryshimi erdhi , sot shumica u zgju me buzëqeshje e dhashte zoti te zgjase gjate.

Nderkaq aktivisti i njohur i komunitetit shqiptaro-amerkan, Esad Gjonbalaj ne statusin e ti shkruan “Shqiptaret Vetëvendosën ….

Shqiptaret deshtën ndryshim….

Urime Kosove…

PDK te mrizoj tani, se e ka pas kapluar vapa,,,,”

I dëshiroi Albinit e Vjosës rrugëtim te mbare!”, kështu shkruan mjeku Sabri Osmani nga Ana e Malit i cili jeton në vendet perëndimore.

”Na priftë e mbara”. kështu shkruan profesori i njohur nga Malësia Martin Berishaj i cili shkrimin e tij e shoqëron me një fotografi me z. Kurti.

”Urime, urime z. Albin Kurti ! Urime kjo “Dite e re,- nafake e bardhe”!, kështu shkruan Xhavit Gjonbalaj.

Numri i mesazheve në rrjetat sociale që uronin Albin Kurtin ishte jashtëzakonisht i madh.