Mali i Zi rrafshon me tokë 10 dbane të shqiptarëve në bjeshkët e Ishtedimit (foto)

Autoritetet e Malit të Zi rrënuan sot 10 dbane të shqiptarëve në bjeshkët e Ishtedimit, për të cilat pretendohet se nuk kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë e tyre.

Portali ynë “Plava e Gucia Sot” ka siguruar fotografi të cilat shpërfaqin dbanet e rrafshuara me tokë nga autoriteteve malazeze.

Pronarët e këtyre staneve e kundërshtuan vendimin për rrënimin e dbaneve të tyre, por që nuk u morën parasysh.

E nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës nuk ka asnjë reagim.

Madje kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot ishte në vizitë në vendin e quajtur “Maja e Njeriut”, por  per befasinë e te gjithëve  nuk zgjodhi të merret me hallet e qytetarëve.

/Plava e Gucia Sot