Sonte vendimi: Shqiptarët me një listë të përbashkët apo dy lista

Siç mëson malësia.me kryetarët e partive shqiptare do të zhvillojnë sonte edhe një takim online me përfaqësuesit e diasporës shqiptare dhe kjo do jetë përpjekja e fundit për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare.

Pas këti takimi pritet të dihet përfundimishtë se a do të dalin partitë shqiptare me një listë të përbashkët apo me dy lista.

Nazif Cungu, kryetar i Forcës tha për Euronews Albania se deri tani janë 5 subjekte shqiptare që kanë rënë dakord që të garojnë në një listë të vetme në zgjedhje por po bëjnë përpjekje që të bashkohen me ta edhe 3 subjektet e tjera, shqiptare.

Cungu tha se koalicioni ASH-Forca-LDSH-Unioni i Tuzit dhe Levizja Perspektiva nuk e kanë nënshkruar ende marrëveshjen pasi që janë duke pritur vendimin e PD-UDSH-LDnëMZ.

Sipas tij nëse partitë shqiptare bëhen bashkë mund të fitojnë 3 mandate dhe pozicioni i shqiptarëve në Malin e Zi do të jetë më i fortë. 

Ai tha se me një mandat shqiptarët kanë fituar nënkryetarin e parlamentit dhe ndoshta me 2 apo 3 mandate mund të fitojnë edhe kryetarin e parlamentit dhe dy ministri.