Duke vazhduar me punën e saj të frytshme në fushën e pikturës, piktorja e mirënjohur Kaltrina Hoti do të hapë ekspozitën e saj në Qëndrën për Kulturë Guci më datën 15 maj 2023, në orën 20:00. Ekspozita titullohet “Fillimi i Fundit”. Ajo do të jetë e hapur deri më datën 19 maj. Gjatë kohës që ekspozita zgjat, piktorja e nderuar do të pikturojë një kryevepër së bashku me një pjesë të nxënësve të shkollës fillore. Ju jeni të mirëseardhur!
Lexo më shumëTag: guci
Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci: AKT I SHËMTUAR I NJERËZVE PRIMITIVË
Këto ditë zt.Pete Himle Pjetri postoi ne Fb lajmin mbi nje ngjarje te pakuptueshme e jonjerezore. Postimi ka të bëjë me demtimin e qëllimshem barbar nga persona të pandergjegjshem e primitivë të monumentit mbivarror të babait të tij të ndjerë Hamo Mic Pjetrit në varrezat e Gucisë. Në këtë akt të shemtuar janë dëmtuar monumenti mbivarror i të ndjerit ku me ngjyre te zezë eshte ngjyrosur teksti i epitafit ne gjuhe shqipe si dhe jane ngjyrosur dhe demtuar simbolet kombetare shqiptare. Zt Pjetri botërisht ka deklaruar rrenjet e ti të origjines shqiptare, që…
Lexo më shumëDrejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo vizitoi Gucinë
Kryetari i Kuvendit Komunal të Gucisë, zt Bujar Hasangjekaj, priti në takim drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo. Pas takimit së bashku vizituan edhe disa pika turistike te trevës tonë me qellim të promovimit të bukurive natyrore dhe potencialeve të shumta që ka për turizëm Plava dhe Gucia. Lexoni postimin e plotë të Hasangjekaj: Kënaqësi dhe nder të kem në vizitë znj. Andriola Kambo drejtore ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon bashkë me ekipin e TV Klan. Vizituam disa vende turistike me…
Lexo më shumëNorvegjia me 37,500 dollarë financoi instalimin e ndriçimit të ri në Guci
Përmes projektit Norvegjia për Ju – Mali i Zi, Norvegjia mbështeti instalimin e ndriçimit të ri publik LED në katër rrugët e e lagjes Begluci në Guci, për të cilin u ndanë 37.5 mijë USD. Falë këtij projekti infrastrukturor të zbatuar nga komuna e Gucise, siguria për më shumë se 800 banorë të këtij vendbanimi është përmirësuar. Kryetarja e komunës së Gusinjes, Anela Çekiq, tha se përmirësimi i infrastrukturës është një nga përparësitë e komune tonë. “Me mbështetjen e Norvegjisë, ne arritëm të rrisim sigurinë e banorëve tanë të cilët…
Lexo më shumëBuxheti i komunës së Gucisë për vitin 2021 është 2.1 milion euro
Në seancën e fundit të Asamblesë Komunale të Gucisë për vitin 2020, të mbajtur të martën, 29 dhjetor 2020. Ndër çështjet e tjera në rendin e ditës, u miratua Vendimi për Buxhetin e Komunës së Gucise për vitin 2021. Shuma e buxhetit për vitin aktual do te jetë 2.1 milion euro. Ky është gjithashtu buxheti më i madh që nga themelimi i komunës së Gucisë Gjithashtu, në seancën e Kuvendit, u zgjodhën Bordi i Drejtorëve të SH.PK “Shërbimet Komunale” të Gucisë dhe Këshilli i Institucionit Publik “Qendra për Kulturë” Guci.…
Lexo më shumë