Në Guci do të hapet Ekspozita e piktores Kaltrina Hoti

Duke vazhduar me punën e saj të frytshme në fushën e pikturës, piktorja e mirënjohur Kaltrina Hoti do të hapë ekspozitën e saj në Qëndrën për Kulturë Guci më datën 15 maj 2023, në orën 20:00. Ekspozita titullohet “Fillimi i Fundit”. Ajo do të jetë e hapur deri më datën 19 maj. Gjatë kohës që ekspozita zgjat, piktorja e nderuar do të pikturojë një kryevepër së bashku me një pjesë të nxënësve të shkollës fillore.

Ju jeni të mirëseardhur!