Këto ditë zt.Pete Himle Pjetri postoi ne Fb lajmin mbi nje ngjarje te pakuptueshme e jonjerezore.
Postimi ka të bëjë me demtimin e qëllimshem barbar nga persona të pandergjegjshem e primitivë të monumentit mbivarror të babait të tij të ndjerë Hamo Mic Pjetrit në varrezat e Gucisë.
Në këtë akt të shemtuar janë dëmtuar monumenti mbivarror i të ndjerit ku me ngjyre te zezë eshte ngjyrosur teksti i epitafit ne gjuhe shqipe si dhe jane ngjyrosur dhe demtuar simbolet kombetare shqiptare. Zt Pjetri botërisht ka deklaruar rrenjet e ti të origjines shqiptare, që deshmohet edhe me varrin e gurin e varrit te babit te ti.
Siç na deklaroj per portalin tone zt Pjetri, se babi i tije ishte i burgosur politik per rreth 20 vite ne Jugosllavine titiste, ishte amanet i babes që ne pllaken e varrit te ti shkruhet vetem shqip me shqiponjen dykrenare. Përgjegjësia për këtë aktë makaber bie në të gjithë ata që heshtin dhe nuk e denojn kete veprim te turpshëm qofshin individ apo isnstitucione komunale e shtetrore theksoj zt Pjetri.
Duhet cekur qe ky nuk eshte rasti i pare e as i vetmi qe ne rajonin e Plave e Gucise dikujt i pengon gjuha shqipe dhe simbolet kombetare shqiptare.
Kohë më parë nga monumenti mbi varrin e heroit mbarëshqiptar Jakup Ferrit ne varrezat e Plaves, gjatë natës ishte hequr simboli i shkabes dykrenare.
Kujt po i pengojne ne diten e sotme shkrimi e simbolet kombetare shqiptare dhe deklarimi i lirshëm e i vullnetshëm i përkatësisë kombëtare në krahinën ku gjatë shekujve tradicionalisht e historikisht është mbrojtur shqiptaria?
Në një shtet normal demokratik ku sundon ligji zbardhja e rasteve te këtilla është dëtyrë e obligim i policisë, prokurorisë, gjyqit e organeve te tjera kompetente./Plava e Gucia Sot