Sot më 1 gusht 2020, në Vuthaj-Guci, u mbajt në mënyrë simbolike Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”. Duke respektuar rregullat e Institucioneve përkatëse të shëndetësisë, Shoqëria Kulturor Artistike “Maja e Karanfilit”, shfaqi një program modest. Në kuadër të këtij manifestimi u bë promovimi i monografisë së autores së re, Rilinda Gjonbalaj, “30 vite identitet SHKA Maja e Karanfilit”. Përpos organizatorëve dhe vendasve, prezent ishin edhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj. (malesia.org)
Lexo më shumë