U mbajt në Vuthaj në mënyrë simbolike tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”

Sot më 1 gusht 2020, në Vuthaj-Guci,  u mbajt  në mënyrë simbolike Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”.

Duke respektuar rregullat e Institucioneve përkatëse të shëndetësisë,  Shoqëria Kulturor Artistike  “Maja e Karanfilit”, shfaqi një program modest.

Në kuadër të këtij manifestimi u bë promovimi i  monografisë së autores së re,  Rilinda Gjonbalaj, “30 vite identitet  SHKA Maja e Karanfilit”.

Përpos organizatorëve dhe vendasve, prezent ishin edhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj.

(malesia.org)