New York 10 Mars 2018
Nen organizimin e Fondacionit Plave Guci me seli ne New York u mbajt një takim me përfaqësues te komunitetit boshnjak, lidhur me Projektin e iniciuar vite me par i njohur mire për çdo plave-gucias si Masakra e Previsë. Ky takim kishte karakter informues dhe u mbajt ne zyre te Fondacionit Plave Guci me ç’rast nga iniciuesit e këtij projekti gjegjësisht komuniteti boshnjak u kërkua qe te informojnë te pranishmit lidhur me rrjedhën e këtij procesi me qellim qe te kuptohet se gjer me ku kanë arritur te jetësohet ky projekt. Komunitetit boshnjak i printe Akademik Smil Çekiq qe jeton dhe vepron ne Sarajvë Bosnje Hercegovine, Ragip Çekiq, dhe Riza Çekiq, aktivist nga New Yorku.
Fondacioni Plave Guci ne këtë takim kishin ftuar dhe ish kryetarët e mëparshëm te shoqatës Ali Selimaj dhe Esad Gjonbalaj dhe ish anëtarin e kryesisë Azem Hasangjekaj qe së bashku me Selimajn dhe Gjonbalaj kishin qen pjesë e këtij projekti qe nga fillimet e ti, megjithëse ne këtë projekt ka pasur te kyçur edhe aktivist te tjerë por aty nuk ishin prezent për shkaqe te panjohura për mua.
Ne këtë takim muaren pjesë edhe këta bashkëvendës tone: Qazim Dedushaj, Fahrudin Kukaj, Shkumbim Hasangjekaj, Sokol Gjonbalaj, Bajram Balidemaj dhe Agim Rugova si anëtar te kryesisë se Fondacionit Plave Guci.
Fjalën kryesore mbajti Akadeniku Çekiq i cili theksoj se jemi ne vazhdën e punimeve dhe se ky projekt përfshin një gamë te gjërë te periudhës kohore te vlerësimit dhe analizimit te aspekteve historike te trevës tone Plave Gucisë, dhe se do te vazhdohet me angazhimin tim ne aspektin hulumtues dhe shkencor theksoj ai, ndërkaq Ragip Cekiq theksoj se gjer me tani janë tubuar për këtë projekt mase $90000.00, por qe ne fakt nuk prezantoj asnjë dëshmi financiare përveç prezantimi gojor dhe se te gjitha këto mjete janë transferuar nga SHBA te shoqata boshnjake “Kulturni Zavicaj” me veprimtari ne Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë e cila menagjon këto mjete financiare ne koordinim me komunitetin ne SHBA si pjesë e këtij projekti.
Te pranishmit pastaj parashtruan pyetje te cilat kryesisht ishin te karakterit informues te cilave ju përgjegjë Akademik Çekiq. Takimi kaloj ne një atmosferë relativisht te mire dhe konstruktive duke shpresuar se nëse vazhdohet tutje ne këtë projekt transparenca te jete sa me e madhe me publikun dhe opinion e gjere.
Esad Gjonbalaj